Kryeministri Berisha i kërkoi drejtuesve të bashkive dhe komunave të
vendosin si prioritet të punës së tyre pastrimin e terrorit, duke
aplikuar zero tolerancë për shkaktaret e ndotjes.

Pasi vlerësoi si të sukseshëm sezonin e shkuar, për të cilin kryeminsitri tha se vendi ynë u vizitua nga 4 miljon turistë, Berisha tha se ndotja eshte nje kercenim serioz per suksesin e turizmit edhe gjate ketij sezoni

“Duhet të bëjmë përpjekjet më të mëdha për të vendosur standardet më të mira në mbrojtjen, pastrimin, zhvillimin e mjedisit. Nuk mundet që psikologjia jonë rurale, që trashëgimia jonë rurale të çojë përpara zhvillimin e mjedisit në Shqipëri. Janë standarde krejtësisht të tjera që kërkohen. Janë të përcaktuara krimet ndaj mjedisit dhe territorit dhe kjo është një përgjegjesi shumë e madhe e jona”, tha Berisha.

Pasi ka dhënë garancinë e qeverisë për vijimin dhe forcimin e autonomisë vendore kryeministri Berisha kritikoi punën për vjeljen e taskave.

“Në përpjekjen e parë kur qeveria vendosi të kalojë tërësisht taksat e biznesit të vogël në autoritetin e qeverive vendore nuk mund të them se patëm sukses të madh. E vërteta është që një numër jo i vogël bashkish dhe komunash bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim, por në tërësi ato që mblidhen janë qartësisht më pak se sa duhet të ishin”, tha Berisha.

Ndërsa për mosvjeljen e taksës së pasurisë kryeministri deklaroi se ne shume bashki e komuna vjelja e kesaj takse është absolutisht në limite të papranueshme. Këto deklarata zoti Berisha i bëri gjatë Konferencës Kombëtare për një qeverisje vendore efektive që synon forcimin dhe shtimin e efikasitetit të qeverisjes vendore dhe rajonale financuar nga qeveria zviceriane dhe dhe Këshilli Europës.

Top Channel