Bashkia e Tiranës ka njoftuar se rreth 85% e punimeve për rregullimin e disa segmentve rrugore kanë përfunduar.

Drejtori i përgjithshëm i planifikimit, Taulant Zeneli, gjatë një inspektmi të punimeve në rrugën “Hysni Bregolli” tha se të hënën do të vijojë puna me vendosjen e kapakëve të pusetave.

“Deri më sot janë bërë 80% e riparimit të këtyre rrugëve, janë shtruar 5500 metra katrorë asfalt dhe po vazhdon puna për mbylljen e punimeve në afatet e përcaktuara”, theksoi Zeneli.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës deri më tani kanë ndërhyrë në rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në një pjesë të Unazës dhe në të gjitha pjesët kryesore rrugore ku janë konstatuar probleme me gropat, pusetat dhe me kanalet e ujërave të shiut.

Top Channel