Parada e homoseksualëve

25/03/2012 20:22

I përfshirë në debatin më të fundit në lidhje me një tubim për respektimin e të drejtave të komunitetit homoseksual në Shqipëri, Avokati i Popullit shprehet qartazi, se hunjtë e mesjetës do të godasin së pari personalisht atë dhe më pas manifestuesit.

“Në mënyrë të veçantë do të doja të jepja një mesazh, të gjithë atyre njerëzve të cilët mendojnë se do të nxjerrin hunjtë nga muzetë e mesjetës për të goditur të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri, për të cilat po punohet prej 20 e kusur vitesh. Këtyre të fundit u bëj me dije në mënyrë të drejpërdretjë dhe korrekte se unë do të jem aty ku shqiptarët manifestojnë të drejtat dhe liritë e tyre, le të më rrahin mua të parin”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.   

Igli Totozani deklaron gjatë një interviste dhënë për Top Channel, se është duke pritur që zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu të kërkojë falje për deklaratën e bërë.

“Ne jemi duke pritur nga zv. minstri i Mbrojtjes të deklarohet qartë, të kërkojë falje publike ose ndryshe të përgënjeshtrojë lajmin e dhënë në një nga gazetat e përditshme shqiptare”, tha më tej Totozani.  

Kreu i institucionit të Avokatit të Popullit ka apeluar jo vetëm ndaj politikanëve, por edhe ndaj cdo shqiptari për të bërë sjellje europiane dhe të mos cënojë të drejtat e këtij komuniteti.

“Ndaj qyterarëve unë kam një apel: Ne duhet të tregojmë me vepra konkretet qënien tonë në Europë dhe perëndim. Akoma më i madhë është ky apel ndaj zyrtarëve të cilët duhet të ndihmojnë shoqërinë shqiptare në këtë rrugë europianizuese”, shtoi Totozani.

Sipas tij gjithcka në luftën e tij për të mbrojtjur komunitetin gei në Shqipëri është konform detyrës kushtetuese për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Top Channel