Vdekja e një ushtari gjatë trazirave të 1997 ka qenë objekt i një padie
të veçantë në Gjykatën e Tiranës, babai i të cilit i kërkoi gjyqtarit
Arjan Aliaj ta shpallë të birin ‘Dëshmor të Atdheut’.

67-vjeçari Bashkim Novi nga Gjirokastra pretendon se i biri Armando Novi ka rënë në krye të detyrës 15 vjet më parë gjatë trazirave të 97, ku ai ishte duke ruajtur Repartin Ushtarak, numër 5500 në fshatin Mashkullore. Ne vendimin e saj, Gjykata Civile e Tiranes thote se i moshuari i eshte drejtuar me 2003 Keshillit te Qarkut Gjirokaster, duke kerkuar shpalljen e tij ‘Deshmor i Atdheut’.

Por gjashte vjet pas kesaj kerkese, Komisioni i Statusit të Deshmorit të Atdheut ka vendosur mospranimin e kesaj kerkese. I moshuari nuk ka hequr dore nga kerkesa e tij dhe referuar ligjeve ne fuqi, iu drejtua gjykates per zgjidhjen e çeshtjes. Sipas dokumenteve qe Top Channel disponon, ja cili eshte pretendimi i te moshuarit:

“Komanda e Repartit Ushtarak 1801 dhe Brigada e Mbeshtetjes Rajonale Gjirokaster leshuan vertetimin ne te cilin theksohet se me daten 2 prill 1997, ushtari Armando Bashkim Novi ka rene ne krye te detyres ne perpjekje me bandat e 1997 per mbrojtjen e pasurise shteterore, interpretimi i ketyre provav qe shpien ne perfundimin se Armando Novi ka rene ne krye te detyres per mbrojtjen e depove te armatimit te repartit 5510 Mashkullore. Prandaj duhet te pranohet padia  dhe te shfuqizohet vendimi i Komisionit Qendror te Statusit te Deshmorit te Atdheut dhe te rishqyrtohet serish prej tyre”.

Por gjate gjykimit, gjyqtari Arjan Aliaj shprehet se gjate hetimit gjyqesor rezultoi se i njejti institucion, konkretisht Reparti Ushtarak 5500 aktualisht reparti 1801 ka paraqitur dy vertetime me permbajtje te ndryshme per te njejtin fakt. Njeri vertetim i perket 2003, i cili thote se ushtar Novi ka rene ne krye te detyres duke pastruar municionet ne grup ne depo dhe vertetimi tjeter i vitit 2011, i cili thote se ushtar Armando Novi ne prill 1997 ka rene ne krye te detyres ne perpjekje me bandat e 1997 per mbrojtjen e pasurise shteterore. Ne perfundim te vendimit, gjykata shprehet se Komisioni Qendror i Statusit Deshmor i Atdheut nuk ka kryer nje  hetim te plote dhe te gjithanshem  e per kete  shfuqizohet vendimi i meparshem dhe dergohet kerkesa e ushtarit Armando Novi per rishqyrtim prane Komisionit Qendror te Statusit te Deshmorit te Atdheut.

Top Channel