“Skandali i koncesioneve të naftës”

24/03/2012 00:00

Deputeti socialist Erion Braçe në një replike në internet në rrjetin
social Facebook me ministrin e Ekonomisë Nasip Naço thote se ai gënjen,
kur fajëson opozitën për marrëveshjet koncesionare në naftë, prej të
cilave shteti ka humbur miliona dollarë.

Sipas Braçes në kohën e qeverisjes së socialistëve është lidhur vetëm një marrëveshje hidrokarbure nga katër gjithsej dhe jo koncesione afatgjatë për 25 vjet, për 6 vendburime nafte, sikundër është bërë gjatë qeverisjes së demokratëve, që pas vitit 2005.

Per te dhene argumenta me te detajuara te mënyres skandaloze te  shfrytezimit të pasurive te naftes deputeti Braçe i referohet rastit te kompanise “Stream Oil”. Sipas tij, kjo kompani edhe pse ka nisur shfryezimin, plani i saj i zhvillimit nuk eshte miratuar nga asnje institucion madje eshte rrezuar nga oponenca akademike dhe Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore.

Sipas Braçes keto fakte tregojne se pergjegjesia per leshimin e vendburimeve te naftes tek kompanite e huaja,  per 25 vitet e ardhshme eshte e qeverise se kryeministrit Berisha.

Nje tjetër argument i replikes se zotit Braçe lidhet me justfikimin e ministrit te Ekonomise, se qeveria nuk ka ekspertize per te kontrolluar kompanite e naftes, te cilat sot nuk kane paguar asnje leke tatim te ardhura duke justifikuar keshtu edhe shitjen e Albpetrolit. Deputeti Braçe duke iu referuara te dhenave te Ministrisë se Ekonomise thote per nje prej kompanive thote se ajo ka deklaruar 936 milionë dollare shpenzime dhe vetem 700 milionë dollarë të ardhura.

Nga 936 milionë dollarë shpenzime, 500 milionë dollarë janë deklaruar investime kapitale dhe mbi 400 milionë dollarë shpenzime operative, administrative, paga dhe reklama, kur ka vetëm 360 punëtorë. Këto te dhena, per zotin Braçe, tregojne se ky eshte mashtrim pasi kompania ka fryre ne menyre te tmerrshme shpenzimet, ne leter dhe ka ulur ne menyre dramatike te ardhurat.

“Kjo eshte vjedhja e shekullit që do të vazhdojë edhe për 25 vjet”, përfundon repliken deputeti Socialist Erion Braçe.

Top Channel