Reforma zgjedhore, Rama: U shkelën afatet

22/03/2012 00:00

Drejtori për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefano Sannino i dha fund
vizitës dyditore në Tiranë, me një takim me kreun e opozitës, Edi Rama.

Takimi u zhvillua mengjesin e te enjtes ne zyren e kreut te Partise Socialiste Edi Rama, i cili sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes ku ndodhej me ftesë të Departamentit të Shtetit.

Zyra e shtypit ne Partinë Socialiste beri te ditur se kryetari socialist ka shprehu shqetësimin për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, si korrupsioni, çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtat e njeriut.

Por zoti Rama i ka siguruar zyrtarit te BE-së se opozita do te mbeshtese te gjitha reformat qe i duhen vendit per perparuar ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian.
 
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit Sannino mesohet se ka kerkuar zbatimit e Planit te Veprimit, ne afatet e caktuara, duke shtuar se BE po e monitoron procesin e ndertimit te demokracise ne Shqipëri.

Top Channel