Presidenti, Rama përjashton Topallin

22/03/2012 00:00

Vetëm disa orë pas rikthimit nga Shtetet e Bashkuar atë Amerikës, lideri i opozitës, Edi Rama, në një intervistë direkte në “Top-Story” me Sokol Ballën, komentoi rëndësinë e vizitës së tij në Uashington dhe të gjitha çështjet e tjera të aktualitetit, duke nisur nga reforma zgjedhore, presidenti, gjykatat apo 21 janari.

Cilat ishin mesazhet që mori kryetari i Partisë Socialiste për projektin e tij për një Rilindje Shqiptare? A mori opozita bekimin amerikan zyrtar si një forcë e ardhshme qeverisëse pas tetë vitesh në opozitë?

Top Story – Mirëmbrëma Zoti Rama. Riktheheni në vend në ditën e festës së 20-vjetorit të Partisë Demokratike Shqiptare. Çfarë komenti do të kishit rreth festës?

Edi Rama – Nuk e  di se çfarë kanë menduar kur panë fishekzjarrët pensionistët që presin prej disa ditësh që të marrin pensionet nëpër sportele. Përjetova një ndienjë negative që të shohësh që Shqipëria e 100-vjetorit bën një festë përçarëse, një festë tipike për ato vende ku partia në pushtet qëndron e palëvizshme nga pushteti.

Top Story – A pati vizita vizita juaj në Uashington dhe Nju Jork një rëndësi të vecantë?

Edi Rama – Eshtë e rëndësishme pasi vendosëm një gur të mëtejshëm në themelin e bashkëpunimit dhe krijuam kushte edhe më optimale për një komunikim të vazhdueshëm me atë që është partneri ynë kryesor strategjik, partner që mbështet Shqipërinë, popullin shqiptar dhe si të tillë SHBA-të janë të patjetërsueshëm për ne.

Top Story – Vizita juaj në SHBA ishte një vizitë e pritur me shumë interes, edhe sepse përpara nisjes dhatë pak detaje. Shumica e detajeve kanë ardhur nga “Tëitter”, për mbipërdorimin e të cilit jeni ironizuar shpesh edhe nga kryeministri Berisha.

Edi Rama – E përdor “Twitter” pasi ai është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha, efikas, pa kosto. Të lë mundësinë të thuash në kohë reale të gjithë mesazhet që ke nevojë të përcjellësh dhe që falë interesimit të mediave përcillen në të gjitha kanalet e komunikimit me publikun. është një mjet që përdoret nga shumë politikanë shumë më të rëndësishëm, si Obama dhe Sarkozy, prandaj mendoj se kryeministri bën gabim që e sulmon, sidomos pasi mund t’I duhet ta përdorë më vonë.

Top Story – Interesi i publikut për vizitën tuaj në SHBA lidhet ngushtë me takimet që patët në Departamentin e Shtetit. Kë takuat dhe çfarë u bisedua në këto takime.

Edi Rama – Në vizitën në Uashington dhe Departamentin e Shtetit, u takuam me Zvs/ndihmës Sekretarin e Shtetit, Zotin Riker, stafin e tij si dhe me një grup kongresmenësh që këmbyem mendime dhe opinione shumë të rëndësishme përsa i përket gjendjes në Shqipëri dhe programit tonë për një Rilindje Shqiptare, që konstatova me kënaqësi se ka ngjallur interes dhe shpjegohet në çfarë konsiston dhe çfarë politikash të reja duhet të jetësojmë për transformimin që kemi në plan të kryejmë.

Top Story – Por, cili ishte qëllimi kryesor i këtyre takimeve? Nëse i ftuar do të kishte qenë një funksionar, kjo do të ishte e natyrshme, por një lider opozite është paksa e veçantë.

Edi Rama – Nuk do ta konsideroja ftesën si anormale. Ishte thjesht një dëshirë e mirë e Uashingtonit për të dëgjuar opozitën dhe për të këmbyer opinione lidhur me çështje se si e shikon opozita të sotmen dhe të nesërmen e vendit, se cili është vizioni ynë për Shqipërinë, për rajonin dhe partnertitetin strategjik me SHBA, dhe të gjitha këto në funksion të një integrimi sa më të shpejtë në BE.

Top Story – Çfarë biseduat dhe çfarë paraqitët diçka që Departamenti i Shtetit nuk e dinte nga ambasada dhe rrjeti i tyre në Shqipëri?

Edi Rama – Pa dyshim që në Uashginton është e vështirë të ketë gjëra që ata nuk e dinë rreth politikës, zhvillimeve dhe palëve të përfshira në këtë betejë.

Top Story – Por, nëse të thërrasin në Uashington nuk ndodh sepse duan të të japin një dush. Ftesa është një moment historik për Partinë Socialiste dhe për kohën, po kaq rëndësi pati në 1996 një vizitë e atëhershme, me krerët e atëhershëm të socialistëve, Pëllumbi dhe Islami, pas zgjedhjeve të maj 1996.

Edi Rama – Vlerësoj se është një moment i rëndësishëm për opozitën kontakti i drejtëpërdrejtë i Qeverisë Amerikane që janë drejtëpërdejtë përgjegjës për rajonin dhe Shqipërinë, një takim shumë i çmuar dhe shumë frymëzues për ne.

Top Story – E rëndësishme për të gjithë opinionin është edhe klima me të cilën u pritët në SHBA. Në vizitën e 1996-s ekzistonte një klimë e caktuar dhe ajo ishte vizita e parë e një partie post-komuniste në Uashington, çka bëri lajm.

Edi Rama – Më duhet të them që gjetëm një klimë dhe mikpritje të shkëlqyer, një dëshirë shumë të lexueshme për të na dëgjuar deri në fund lidhur me të gjitha aspektet e rëndësishme të jetës së vendit, sidomos lidhur me mënyrën se si e shohim të ardhmen dhe se si ne mendojmë që ta projektojmë atë bazuar mbi programin tonë dhe në vullnetin tonë për ta qeverisur Shqipërinë sa më mirë.

Top Story – Në intervistën e Zërit të Amerikës thatë që SHBA është partneri ynë strategjik i parë dhe i padiskutueshëm. Pak kohë më parë, Arvizu foli për qëndrime thelbësisht të kundërta, lidhur me disa pika, përfshi 21 janarin. A u sheshua kjo diferencë qëndrimesh në takimin tuaj me Zotin Riker?

Edi Rama – Në takimin që patëm në Department nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh dhe nëse mund të them diçka për takimin që u zhvillua pa praninë e mediave, është fakti që viti 2011 nuk duhet të përsëritet më, si një vit që ishte traumatik duke filluar nga tragjedia e 21 janarit dhe duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontenstuara dhe njëkohësisht edhe shumë të diskutuara në 8 maj. Nuk folëm për detaje konkrete, por shprehëm vullnetin që gjërat të rikthehen në rrugën e duhur, një rrugë ku nuk kanë qenë që prej antarësimit në NATO.

Top Story – Sa mbështetje gjetët ju për këtë vizionin tuaj për drejtiminin e duhur të Shqipërisë?

Edi Rama
– Unë nuk mund të bëj spekulim lidhur me një takim të këtij niveli dhe për më tepër me miq dhe partnerë që kanë një rëndësi të dorës së parë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mund të them pa droje se u dëgjuam në shumë aspekte dhe me shumë vëmendje.

Top  Story – Mund të themi që SHBA njeh formalisht dhe zyrtarisht platformën tuaj për të ardhur në pushtet?

Edi Rama – Nuk besoj se SHBA ka patur ndonjë moment që ata të kenë njohur apo mosnjohur në kuptimin pezhorativ të fjalës një forcë apo një tjetër apo të drejtën e secilës forcës për të qeverisur Shqipërinë. Përsëris që SHBA nuk është aleat i ndonjë partie, por i popullit shqiptar.

Top Story – Opinionistët mendojnë se një rotacion politik nuk ndodh pa konsensusin e ndërkombëtarëve. A mendoni se vizita juaj do të ndihmojë që Uashingtoni të ketë një opinion më të mirë për ju dhe partinë tuaj?

Edi Rama
– Partneriteti me SHBA-në ka qenë i mirë. Gjërat jaë thënë hapur dhe në mirëbesim. Mënyra se si SHBA i është qasur Shqipërisë është e vetmja mënyrë që mund të ketë një fuqi madhore që ka luajtur rol historik për ne. Pa SHBA-në rajoni nuk do ishte ky që është sot.

Top Story – Morët këshilla lidhur me aksionin politik të PS?

Edi Rama – Ne shprehëm vizionin tonë, folëm për mënyrën se si ne e shohim të tashmen dhe të ardhmen dhe ishim dakord se rruga që po ndjekim është ajo e duhura dhe po përshëndetet nga faktori ndërkombëtar.

Top Story – A jeni ju një plan i besueshëm për SHBA edhe në kuadër të stabilitetit europian?

Edi Rama – Rajonalisht SHBA dhe Shqipëria janë një kështu që edhe po të shohim historinë e këtyre viteve politika jonë ka pasur unison me politikën amerikane dhe kjo gjë do të vazhdojë gjatë. Politika jonë është shprehje e përkatësisë së popullit shqiptar ndaj vlerave amerikane.

Top Story – Kush është qëndrimi amerikan për Presidentin?

Edi Rama – Amerika dëshiron që Shqiopëria të kapërcejë procesin e zgjedhjes së Presidentit si një provë pjekurie që t’i japë vendit një figurë të unitetit kombëtar. Edhe për BE zgjedhja e presidentit do të jetë një mënyrë për të provuar pjekurinë e Shqipërisë.


Top Story: Në Uashington a folët për Berishën? A ishte Berisha ende burrë shteti atje?

Edi Rama – Nuk folëm për kryeministrin, por për programin tonë, vizionin tonë për të ardhmen, mënyrën se si e shohim të mundshme që Shqipëria të ringrihet dhe rikthehet në rrugën e vlerave që mishëron  SHBA. Bëmë të qartë vullnetin tonë për ta qeverisur Shqipërinë si partnere të SHBA në të gjitha frontet ku aleanca me të na përfshin, por edhe për të qenë një qeveri që do të mishërojë një qeveri në funksion të një shteti në shërbim të të gjithëve. Për një politikë që të mbyllë kapitullin e ndasisë së gjatë dhe të këtij mllefi të pafundëm që gjeneron energji negative dhe për t’i hapur rrugën një politike të re, një qasje të re, raport të ri mes qytetarit dhe qeverisë”

Top Story – Mllef ku keni dhe ju kontributin tuaj…

Edi Rama – Është e vështirë në një arenë si kjo e jona, kur pala tjetër ka zgjedhur të sundojë, jo të qeverisë, përmes një lufte me opozitën, t’i shpëtosh asaj që quhet një përbaltje e përgjithshme. Me pak vëmendje, dallimi është shumë i qartë. As unë as Partia Socialiste nuk kemi rënë në batakun e vulgaritetit të shpifjeve dhe sharjeve që nuk janë as në traditën e shqiptarëve.

Top Story – Pas vizitës a e sheh Partia Socialiste me afër pushtetin?

Edi Rama – Besoj se kjo vizitë na shërbeu për të paraqitur nga shumë afër atë që ne jemi; si një forcë e angazhuar për ta rilindur Shqipërinë, rimëkëmbur ekonominë, për ta rivendosur demokracinë, ripërtërirë shoqërinë dhe për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.

Top Story – Patët takime me studentët shqiptarë. Organizatorët thanë pas takimit se ishte zhvilluar në një atmosferë entuziazmi më mirë nga ç’pritej. Pse ka paragjykime ndaj projektit tuaj personal dhe politik si lider i Partia Socialiste? Çfarë duhet të bëni më shumë për ata që s’janë dakort?

Edi Rama– Investohet jashtë mase shumë për të zhvilluar një propagandë të shfrenuar kundër Partisë Socialiste, kundër opozitës, kundër meje, duke mos kursyer asnjë lloj shpifje. Sali Berisha nuk flet dot para shqiptarëve për t’u treguar duart e pastra. Në mandatin e parë u premtoi shqiptarëve duart e pastra, sot kjo qeveri i ka duart e zhytura në batakun e llumit. Sot Berisha i thotë qytetarëve që djalli që ju njihni është me keq se ai që nuk njihni, pra ne jemi të korruptuar, por ata janë më shumë se ne. Tek takimi me studentët përreth 2 orë pati mbi 50 pyetje. Bënë pyetje që lidheshin me zgjidhjet, me detaje ç’është programi ynë për një rilindje shqiptare, ku dallojmë ne në politikat tona me qeverinë, na dhanë mundësinë të shpjegohemi drejtpërdrejt, për t’u treguar se ne duam një punësim real, jo rritje të papunësisë, duam taksë progresive, jo taksë të sheshtë, duam zhvillim rural modern, jo braktisje të fshatit, duam rilindje shqiptare përkundër rrënimit që propozon si alternativë Partia Demokratike dhe qeveria e sotme. P.sh në shëndetësi, shteti do të blejë shërbimin e do ta ofrojë atë tek qytetarët pa dallim, një sistem taksimi të ndershëm për të gjithë ata që marrin një pagë të mesme nga i cili edhe biznesi do të përfitojë më shumë edhe pse do të paguajë më shumë, sepse do të ketë një konsumator më të fuqishëm dhe mjedis më stabël.

Top Story – Diçka që ka bërë përshtypje nga kriza e paszgjedhjeve në Tiranë është fakti që SHBA, publikisht së paku nuk kanë qenë aq të ashpër saç kanë qenë partnerët tanë europianë. A u fol për zgjedhjet në këtë takim?

Edi Rama – Ishim tërësisht në një mendje që 2011 është një vit që nuk duhet të përsëritet në të gjithë kompleksitetin e saj. Është një vit që ka kushtuar shumë jetë njerëzish të pafajshëm, por edhe zhgënjim të thellë të qytetarëve shqiptarë ndaj votës e të partnerëve tek qeveria… Për këtë arsye, reforma zgjedhore, nga partnerëet amerikanë, ashtu si ata europianë, shihet si një moment kyç, nga i cili duhet të jepet garanci popullit shqiptar se vota e tyre do të jetë e sigurt dhe që shprehja e vullnetit nuk do të cënohet si në të shkuarën?

Top Story – A u lidhët në vizitën tuaj në Uashington me Zotin Arvizu dhe cila ishte merita e tij në këtë vizitë që ai vetë e shpalli dhe përveç kësaj, a ka patur një lobim tjetër ekstra për vizitën tuaj në Uashignton?

Edi Rama – PS nuk ka asnjë kontratë lobingu pasi i besojmë kontaktit të drejtëpërdrejtë dhe na mjaftojnë lidhjet që kemi me kongresmenë dhe senatorë, që janë njerëzit e interesuar për Europën, rajonin etc… Ftesa u bë nga ana e SHBA, prandaj nuk kishte nevojë për lobim. Ambasadorit Arvizu i shpreh mirënjohjen sepse ishte katalizator i realizimit të shpejtë të takimit, por nuk u takuam fikizkisht, për arsye familjare, ai ndodhej diku jashtë Uashigtonit, në Kolorda, por kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm dhe ka qenë i kujdesur që gjithçka të shkojë mirë.

Top Story – A patët mundësi të takoheshim me Ëithers në këtë vizitë?

Edi Rama – Ai është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe është për të ardhur keq që një pjesë e vogël e njerëzve në Shqipëri, ata që janë në një elitë pushteti, nuk e respektojnë si një amerikan që ka lënë gjurmë dhe që do të mbahet mend me respekt nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë qenë në kohën kur ai ka ndodhej këtu… Ëithers ka përcjellë mesazhet e drejtëpërdrejta ndaj secilës palë, në funksion të diçkaje që SHBA mbështet popullin shqiptar dhe nuk janë aleat i një pale politike në pushtet, por aleat të Shqipërisë dhe popullit dhe për këtë janë shumë kërkues ndaj atyre që qeverisin dhe atyre që janë në opozitë.

Top Story – A gjeni një fije që bashkon vizitën në kryeqytetin e SHBA-ve të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Kreshnik Spahiut?

Edi Rama – Unë do të bëja komente nëse do të kishte shkuar Berisha në Uashington. Të tjerët janë të lirë të shkojnë ku i ftojnë apo ku janë paftuar. Kjo është një çështje për të cilën nuk kam arsye dhe dëshirë të spekuloj.

Top Story – Në delegacionin tuaj në SHBA ishte edhe deputeti Harasani. Është vendosur paqe edhe me të?

Edi Rama – Ne nuk kemi patur ndonjëherë luftë në PS. Ishte një periudhë e rëndë kur duhet të silleshim si rezistencë opozitare për shkak të grabitjes së zgjedhjeve dhe mënyrës se si u soll qeveria, që nuk lejoi as hetimin e zgjedhjeve, jo për të rrëzuar qeverinë, por për të mos lejuar përsëritjen. Vjedhja e zgjedhjeve në dritë të diellit në maj 2011 i dha fund atij qëndrimi, pasi protestat tona intensive kishin si qëllim që ne të dëgjoheshim dhe të gjithë ndërkombëtarët të kuptonin që ka diçka që nuk funksiononte në themel demekoratik dhe sot nuk ka partner që mos ta dijë që problem qëndron tek zgjedhjet dhe se ky është çelësi për të ecur përpara. Ne kemi hyrë në kursin tonë politik të ri si një alternativë qeverisëse, për të dhënë programin më të detajuar që një parti ka paraqitur në 20 vite, për t’I dhënë atyre një kontratë që do të kenë vetë në dorë.

Top Story – Ben Blushi ka folur me të njëjtën gjuhë në mungesë tuaj, pra ka një konvergjencë. Por, gjatë mungesës suaj, publikoi një artikull në të cilin e sheh Partinë Socialiste në një korsi disi më të ndryshme, më të majtë nga ajo që ju propozoni.

Edi Rama – Nuk e kam takuar Benin, do ta takoj nesër pasi është pjesë e strategjisë së komunikimit të PS dhe kemi disa kohë që po përpunojmë strategjinë edhe në funksion të vlerave që ne përfaqësojmë si një forcë e qendrës së majtë, si një e majtë e re. Në kushtet e reja të kohës që jetojmë besoj se fjala platformë është një spekulim gazetaresk, pasi është e gjitha shprehje e një procesi që e kemi iniciuar dhe jemi angazhuar për të bërë të mundur që mesazhi të përcillet qartë që rilindjen, që qytetarët ta përceptojnë si një program real dhe jo vetëm një titull të bukur në një kopertinë.

Top Story – Megjithatë, zoti Blushi mbajti një qëndrim të ndryshëm përsa i përket Kodit Penal dhe në fund, u duk se i gjithë grupi parlamentar i PS i shkoi pas qëndrimit të tij. Çfarë ndodhi? Ishte një qëndrim spontan apo i organizuar?

Edi Rama – Ne ishim të angazhuar si me të gjithë kodet e tjera që ta përmirësonim në disa pika nevralgjike dhe praktikisht arritëm të futim në kod disa masa jashtëzakonisht të rëndësishme, duke nisur nga ndëshkimi më i rëndë i manipulimit zgjedhor, tek dhuna në familja dhe një sërë masash të tjera të domosdoshme edhe në kuadrin e procesit të afrimit të legjislacionit me BE-në. Në një pikë ku ishim të ndjeshëm dhe jo për arsye partiake, ishte ajo e statistikave, ku hasëm shumë rezistencë, që vazhdoi deri në pikën tjetër. Konstatuam nga pala tjetër që e dëshironte rrëzimin e kodit, për të vazhduar me alibinë e bllokimit të vendit nga opozita. Sidoqoftë, ajo që ju patë ishte një taktikë për të marrë më të mirën e mundshme, pasi në asnjë moment nuk ka qenë në diskutim votimi apo jo i kodit.

Top Story – Kohët e fundit janë shtuar akuzat ndaj opozitës. Një ndër ta emra ishte Gramoz Ruçi…

Edi Rama – Gramoz Ruçi është i vetmi Ministër i Brendshëm që ka mundësi t’u thotë shqiptarëve që ka garantuar zgjedhje të ndershme. Presdidenti i asaj kohe, Ramiz Alia ka humbur zgjedhjet në mes të Tiranës. Gramozi i “1001 të zezave”, po të ishte i tillë nuk e kishte shpërdoruar mundësinë për t’i shpëtuar fytyrën ish-presidentit të fundit komunist. Pas atij momenti Ruçi ka qenë një socialist i votuar nga populli.

Top Story – Shumë pak kujtojnë se ju në 2008-n, në një miting pro NATO-s dhe kundër berishës keni ndjesë për viktimat e komunizmit, sot ndoshta është harruar. Jeni nën presion që përpara se të interesoheni për të përndjekurit, duhet të kërkoni ndjesë.

Edi Rama – Këtë e kërkon ai që ishte në krye të Partisë Demokratike në sheshin e Demokracisë e që më drejtoi gishtin në atë kohë, duke më thënë që nuk mund të marrësh pjesë në mbledhjet e Partisë Demokratike se kërkon të nxjerrësh llumin e kësaj shoqërie që ai i quante të përndjekurit. Partia Demokratike nuk i zinte me gojë dhe zotëria që kërkon ndjesë nga unë i quante llumin e shoqërisë. Ajo që ka më shumë rëndësi është që ndjesë ndaj tyre duhet të kërkojë partia që 20 vjet ka patur besimin e tyre që sot i ka lënë të paintegruar të padëmshpërblyer. Ne kemi një program për ish të përndjekurit, një progam për drejtësi sociale dhe jo program elektoral. Këtë e dëshmuam në Komisionin e  Ligjeve. Ishte Partia Socialiste ajo që kërkoi uljen e moshës së dëmshpërblimeve në komision, në funksion të programit të saj.

Top Story – Me afrimi majit, nis edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Është shtuar heshtja dhe qetësia në PS. Cfarë ka ndodhur? S’keni cfarë të thoni më apo strategji e re?

Edi Rama –  Jemi në sinkron me partnerët ndërkombëtarë, me interesin kombëtar dhe publik që kërkon Shqipëria të ketë një president mbi palët, mishërim të unitetit kombëtar, garantues të institucioneve, që s’duhet të bien nën kontrollin vandal të qeverisë.

Top Story – Po i lini topin në derë mazhorancës për të gabuar, apo e kam gabim?

Edi Rama Rama –  Ne po u themi që topin që keni mos e nxirrni jashtë stadiumit se do ketë kosto për Shqipërinë.

Top Story – Presidenti, sipas frymës së kushtetutës është figurë unifikuese. Neni për zgjedhjen “bie ndesh” me përcaktimin për dy raundet e fundit, ku presidenti mund të zgjidhet me shumcië të thjeshtë. Ka strategji Partia Socialiste për t’u përballur me dualizëm, reflektim për ndryshimet kushtetuese?

Edi Rama – Fryma e Kushtetutës nuk bie ndesh me nenin, por me frymën e sundimit të qeverisë. Këtë Kushtetutë e kanë edhe vende të tjera, por nuk e vuajnë rrezikune të rënit në një president partiak si vegël e qeverisë. Për ne presidenti është një cështje shumë më e madhe se oborri Partisë Demokratike dhe interesat e qeverisë. Presidentit është një cështje kyce për integrimin e mëtjeshem europian të vendit, madhore për mënyrën si do shkojnë gjërat me drejtësinë, shërbimin e inteligjencës, mbrojtjen, diplomacinë etj. Por mbi të gjitha duhet të garantojë simbolin që është i domosdoshëm për të gjithë shqiptarët; pikën e referimit mbi palët.

Top Story – Në prill ndoshta dalin emrat e parë kandidatë për president. Ju keni një të tillë?

Edi Rama – Kam mendimin që procesi mund të nxjerrë emrin, dhe jo emrat procesin. Jozefina Topalli nuk konsiderohet si emër e jo më të nisë procesin. Përjashtohet cdo figurë e PD. Për Fatos Nanon them se nuk është kandidat i PS-së. Ai ka kohë që ëshë shkëputur nga PS dhe ka bërë një zgjedhje të tijën për të ndërtuar një profil mbi palët  dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus për president. Ne nuk duhet të hyjmë në këtë se kush do ta kërkojë i pari konsensusin.

Top Story – Do ketë proces të vetin selektues Partia Socialiste?

Edi Rama – Nuk ka asnjë proces të tillë. S’ka kuptim.

Top Story – Nano paradoksalisht është distancuar nga ju. Mund të jetë një zgjedhje in-extremis nga Partia Socialiste për të nxitur skenarin e zgjedhjeve të parakohëshme, për shkak të mbështetjes që ka brenda LSI dhe PD. Zgjedhjet e parakoëhshme janë skenar për të cilën PS është gati?

Edi Rama – Partisë Socialiste i duhet një figurë e unitetit kombëtar, mjafton vullneti i palëve për të nxjerrë vendin faqebardhë nga ky proces që shihet nga miqtë si një provë e rëndësishme në rrugën e integrimit europian. Do ishte fatkeqësi të dilnim nga ky proces me imazh të dëmtuar.

Top Story – Keni qendrim të ndryshuar për të djathtën në vend. Ju disa herë keni marrë në mbrojtje presidentin kur sulmohej nga mazhoranca. Pak kohë me parë e keni quajtur mur heshtje për të ardhur tek termi i 3 PD…

Edi Rama –  Topi është një figurë të cilën ne e kemi respektuar edhe pse nuk ka qenë zgjedhja jonë, ndërsa tek Bamir Topi si kryetar i ardhshëm i një partie, që bëhet një përpjekje e madhe e palës tjetër për ta hedhur në prehërin tonë, lind nevoja të themi që Topi nuk ka qenë asnjëherë president që ka anuar majtas, por që nuk ka anuar nga ana jonë as për zgjedhjet, ka qenë mur i heshtur, për emërimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, shpesh ka anuar djathtas, apo edhe për Guvernatorin ku mori votën djathtas. KLSH dhe guvernatori, ku propozoi dy PD-istë më të flaktë. Kështu lindin 3 partitë demokratike, Partinë Demokratike të Berishës, partinë demokratike të zëvendësit të Berishës, Topit, dhe partinë e zëvendësit të zëvendësit, AK. Gjë e mirë që ngrihet dikush tek e djathta, e cila aktualisht ka tradhëtuar elektoratin në filozofinë e saj. Kjo që kemi nuk është një e djathtë, por një kastë që po sundon Shqipërinë. Topi dhe Spahiu janë dy njerëz që kanë milituar në PD, që sot rebelohen ndaj partisë së vjetër duke ekspozuar probleme të rënda brenda asaj partie, brenda qeverisë së saj. Shumë mirë që ekspozohenm edhe nga e djathta përvecse nga koalicioni ynë.

Top Story – I shikoni si ndihmës për të forcuar një aleancë të majtë?

Edi Rama– I shikoj si faktorë demokratizues për një të djathtë që ka nevojë të flasë shqip, të demokratizohet, për një të djathtë që ka nevojë për të respektuar shqiptarët.

Top Story – Meta duket se po bën disa lëvizje të dukshme dhe disa të padukshme. Të padukshme janë ato si oponenca ndaj kandidaturës për zonjën Topalli, të dukshme ajo e Metës për konsensus për presidentin dhe në fund deklarata e tij se do të respektonte kontratën me PD deri në fund të mandatit dhe se ishte herët për një marrëveshje të re.

Edi Rama – Ilir Meta është zgjatim i qeverisë dhe nuk është një zgjatim dosido, zgjatimi që mban qeverinë në këmbë dhe përsa kohë është në këtë pozicion nuk ja vlen të diskutojmë për Ilir Metën se ai është në këtë pozicion dhe ka zgjedhur të mbajë në këmbë qeverinë e Berishës.

Top Story – Ndryshimet në Kodin Zgjedhor po vonojnë. Kreshnik Spahiu thotë se PD e PS janë në sinfoni të plotë në këtë pikë. Cfarë mendoni se mund të ndryshojë në këtë Kod?

Edi Rama – Ne me aleatët tanë jemi në sintoni dhe kemi qendrim të qartë. Sistemi zgjedhor ka hapësirë për përmirësim, për zgjedhësit dhe vendit, barazpeshim më të arsyeshëm për cdo votë, korrektim kombëtar apo forma të tjera të një korigjimi që do të bënin që vota të kishte të njëjtën peshë si në Kukës, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë etj, që sot nuk e ka. Ky është qendrim parimor, jo pragmatist. Këtë qendrim kemi në tryezë, por nuk është arsye për bllokim të reformës.

Top Story – Berisha do ju presë ju për variantin e imunitetit…

Edi Rama – Kryeministri pasi tha që do votonte cdo variant për sistemin zgjedhor si thotë opozita dhe sot refuzon, sot do të ishte mirë ta thoshte pse. Përsa i përket imunitetit ne jmi të qartë dhe s’ka lidhje ca thotë Saliu, ne s’kemi marrëveshje me Saliun se nuk e kemi, as se ka lidhej me Saliun se s’ka lidhje. Kjo që po bëjmë është për Shqipërinë dhe shqiptarët. Afrimi me Europën i bën qeveritë më të monitoruara e duarshtrënguara, ku s’mund të ndodhin sic ndodhin sot, ku shteti po shet të drejtat, gjoja një partneri strategjik. Sot shteti ka përfitim nga Albpetrol për të drejtën që ka për naftën, dhe kjo u shitet, sepse një privat është strategjik për intersa të tjera, jo kombëtar. Imunitetin e kemi shumë të qartë, se kemi problem, dëshmuam heqjen e imunitetit kur u thirrën 3 deputetët që votuan edhe vetë për heqjen.

Në fund kreu socialist iu përgjigj disa pyetjeve të mbërrituranga faqja zyrtare e Top Story në Twitter lidhur me aktualitetin politik, statusin e vendit kandidat, sistemin e drejtësisë etj.

Top Channel