Partia Aleanca Kuq e Zi regjistrohet në gjykatë

21/03/2012 00:00

Gjykata e Tiranës ka pranuar regjistrimin e partisë ‘Aleanca Kuq e Zi”, me kryetar Kreshnik Spahiun.

Pas dy seancash gjyqtari Arben Mullai vendosi të pranojë kërkesën për regjistrimin, si person juridik të partisë më të re që do të garojë tashmë në politikën shqiptare.  Në kërkesen e depozituar në Gjykaten Civile  nga kryetari i kësaj partie Kreshnik Spahiu thuhet, se kjo parti ka si synim të mbrojë dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Emblema e kesaj partie ka përmbajtjen “Aleanca Kuq e Zi”, me inicialet AK dhe shqiponjen në mes.

Po cili eshte statuti i Partisë Aleanca Kuq e Zi, i prezantuar në Gjykatën e Tiranës? Ne dokument thuhet se Aleanca Kuq e Zi premton se Shqipëria behet nepermjet ndertimit te nje shteti te forte juridik, mbi themele kompromisi historik dhe kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, se Shqiperia behet nese vendosen standartet baze te demokracise dhe ndryshimit nepermjet kufizimit te mandateve politike te kryetareve te partive, kryeministrave, kryetareve te bashkive dhe komunave, ne jo me shume se dy mandate pa te drejte riperseritje.

“Shqiperia behet, – thuhet ne statut, – nese shqiptareve u garantohet e drejta per zgjedhur, nese shqiptaret njohin dhe dine per ke votojne duke hapur dosjet e te gjithe bashkepunëtoreve te sigurimit te shtetit apo te agjenturave te huaja antishqiptare. Shqiperia behet, nëse ndertohet nje model drejtesise, i cili shkeput Gjykaten e Larte dhe kushtetuese nga kontrolli politik”.

Ne programin e partise, thuhet se Aleanca Kuq e Zi do te beje perpjekje me faktoret politike institucionale dhe shoqerore, qe per shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta apo ne diaspore te ndiqet nje strategji mbarekombetare e Shqiperise ne fillim te shekullit te ri. “Aleanca Kuq e Zi, – vijohet me tej ne programin politik “Shqiperia behet”, –  do ndjeke idealin e popullit per garantimin e parimeve kushtetuese, te sanksionuara ne Kushtetute, duke mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar qe jeton jashte kufinjve te saj dhe kudo ku shqiptaret jetojne ne trojet etnike ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Cameri, Luginen e Presheves apo ne diaspore”.

120 parti në Shqiperi

Në total në Shqipëri egzistojnë 120 parti politike, disa prej të cilave mjaft të dëgjuara, por ka edhe nga ato që përveç se janë regjistruar në gjykatë janë fare pak të njohura apo deri diku nga emri edhe të çuditshme.

Parti qe nga ajo per Lidhjen Fshatare, me emer te ndryshuar me pas po ne gjykate, në Partia per Demokracinë e Re Europiane apo Partia Qytetare Shqiptare. Regjistrimet me te fundit per vitin 2012 jane partia me drejtues ish-deputetin socialist Elmaz Sherifi, qe ne dokumentin, ku eshte shpallur themelimi i saj ka siglen Lidhja për Drejtësi dhe Progres.

Në vendimin e gjykatës thuhet se kjo parti ofron ne alternative lidhjen politike te njerëzve te lirë të çliruar nga ideologjite e vjetra politike dhe komplekset e te shkuares, me fryme kombetare dhe frymezim e orientim perendimor. Ne vendim për krijimin e kësaj partie se veprimtaria e partise LDP, do te udhehiqet nga filozofia politike e Sami Frasherit dhe shkolla perendimore e demokrateve te rinj.

Ne shkurt te ketij viti, po ashtu me vendim gjykate, eshte vendosur regjistrimi i një tjetër partie të re, Partisë ABDE ose Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, e krijuar sipas Gjykatës, nga bashkimi i individeve te lire me ide demokratike, me qellim qe te veproje publikisht per perhapjen e ideve demokratike dhe per implementimin ne shoqerine shqiptare te vlerave te barazise dhe shanseve e trajtimit pa dallime si raca, gjinia, besimi fetar, aftesia e kufizuar, ngjyra, gjuha, gjendja ekonomike, arsimore ose shoqerore. Kjo parti ka si themelues shtetasin Valentino Mustaka. Kjo parti synon të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane.

Ne te njejtin muaj gjykata ka pushuar kerkesen e shtetasit Bilal Kola, per te krijuar Partine Rruga e Lirise, pasi pala e interesuar nuk u paraqit në asnjë seancë gjyqësore.Ne fakt me emrin Rruga e Lirise ekziston e regjistruar ne gjykate nje parti e tille me kryetar Shukran Munden. Me vendim gjykate ekzistojne te regjistruara Parti per Mjedisin per Biznesin, per Mbrojtjen e te Drejtave te Emigranteve apo per te Drejtat e Mohuara ose tre parti per komunizimin me emrat Partia Komuniste e Shqipërise, Partia Ideali Komunist dhe Partia Komuniste e Shqiperisë “8 Nëntori”. Aktualisht eshte ne proces edhe kerkesa per rregjistrimin e nje parie tjeter, me kerkues Erton Duken per themelimin e partise Lëvizja për Drejtësi Sociale.
 

Top Channel