Nxirret jashtë gjykatës 33-vjeçarja, prishte seancat

21/03/2012 00:00

Një 33-vjeçare është nxjerrë nga policia jashtë Gjykatës së Apelit, për
shkak se në mjaft seanca gjyqësore ajo ka prishur zhvillimin e tyre,
duke duke ju drejtuar me akuza gjyqtarëve.

Vajza quhet Alma Muda dhe eshte nga Tirana. Sipas burimeve, ajo eshte juriste dhe paraqitej ne Gjykaten e  Apelit duke thene se ishte praktikante. Por disa here ajo ka prishur zhvillimin normal te seancave. Per kete arsye gjykata kishte vendosur me heret te ndalonte hyrjen e saj ne keto ambiente. Por serish ajo ja ka dale mbane te hyje.

Ne Gjykaten e Apelit kane mberritur forcat e policise te komisariatit numer 1, te cilat e kane shoqeruar vajzen per ne komisariat. Duke qene se shtetasja Alma Muda ka kundershtuar punonjesit e policise dhe ka hyre me force ne gjykate, burimet e policise pohuan se po marrin kallëzimin e oficereve per te vendosur me pas nese kjo shtetase do te ndalohet apo jo.

Por paraprakisht policia pohoi se vajza paraqitet me probleme mendore dhe ende nuk ka dhene nje version te sajin, se perse ajo hyn ne gjykate dhe akuzon gjyqtare te ndryshem.

Top Channel