Në pranga i kërkuari në SHBA

21/03/2012 00:00

Mediat amerikane publikuan të mërkurën lajmin e arrestimit, të njërit
prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli në të gjithë botën.

Siç njofton gazeta “New York Daily News”, FBI arrestoi ne shtetin e Illinois-it, Redinel Dervishaj 35 vjeç, vëllai i Plaurent Dervishajt, kunatit të shefit të bandës së Durrësit Lulzim Berisha. Mbi Dervishajn rëndon akuza e vrasjes në një restorant të italianit Antonio Lakertoza, i cili ndodhej duke darkuar me miqtë e duke festuar fejesën.Pas nje ngaterrese me tyre, Dervishaj goditi me thike disa here per vdekje Lakertoza.

Krahas kesaj ngjarje mediat amerikane komentojne te shkuaren e Devishajt, duke zbuluar nje tjeter fakt ate te plagosjes se tij ne vitin 2007 pas nje perleshje te dhunshme me arme, mes bandave shqiptare ne zonen e Quins-it.

Top Channel