Sipas një tradite tashmë disavjecare, në ditën ndërkombëtare të frankofonisë u mbajt edhe sot një ceremoni e posacme në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nën kujdesin e zv/kryeministrit dhe Ministër i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ambasadores së Francës në Shqipëri Kristinë Moro dhe Aleancës Franceze të Tiranës.

Në fjalën e tij ministri Haxhinasto vuri në dukje rëndësinë që i kushton Qeveria Shqiptare nxitjes së vlerave të përbashkëta kulturore e politike të Frankofonisë.

Në mënyrë simbolike disa personaliteteve nga fusha të ndryshme iu shpërndanë “diploma nderi” me titullin “personaliteti frankofon i vitit 2012”, për kontribut në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës frënge në Shqipëri.

Shqipëria është anëtare e organizëtës ndërkombëtare të frankofonisë që prej vitit 1999. Kjo organizatë, që ka për qëllim promovimin e vlerave të gjuhës dhe kulturës frënge numëron sot 75 shtete, anëtare dhe me status vëzhguesi.

Top Channel