Vrasja në Fier, identifikohen autorët

20/03/2012 00:00

Policia e Fierit ka identifikuar autorët e vrasjes së një 35-vjecari,
një natë më parë në këtë qytet dhe po punon për kapjen tyre.

Policia nuk bën me dije emrat e plotë të dy autorëve për arsye hetimi ndërsa ka dhënë vetëm inicialet e tyre dhe përkatësisht K.K dhe D. K.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së hënës në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit, ku 35- vjeçari Dhimitër Gjika nga Saranda është qëlluar me 4 plumba pistolete duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Sipas dëshmitarëve aty pranë, ngjarja ka ndodhur teksa 35- vjeçari po ecte, ndërsa më parë kishte parkuar automjetin e tij me targa TR 85 41 rreth 30 metra larg vendit ku ai është qëlluar për vdekje.
 
Dyshohet se shkak i vrasjes së 35-vjeçarit ka qenë hakmarrja por nuk përjashtohen pista të tjera të mundshme.

Top Channel