Meta vlerësohet për politikën e jashtme

20/03/2012 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Slloveni është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar si personaliteti më pozitiv në politikën e jashtme gjatë vitit 2010, cmim ky i dhënë nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme, IFIMES me qendër në Ljubjanë.

Çmimi iu dorëzua z. Meta nga z. Stjepan Mesiç, ish-President i Kroacisë, njëkohësisht President Nderi i këtij instituti.  

Zoti Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, për kontributin e tij në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Top Channel