Hapat qe duhet te ndjeke Shqiperia per te pershpejtuar procesin e
integrimit europian te vendit ishin ne fokus te takimit qe kryeministri
Sali Berisha zhvilloi ne Budapest me kryetarin e parlamentit hungarez, Lazlo Kover.

Duke shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen qe Hungaria, si vend anetar i Bashkimit Europian, i ka dhene ne cdo kohe dhe ne cdo proces Shqiperise, kryeministri Berisha beri te qarte angazhimin e qeverise shqiptare per te ecur me shpejtesi ne permbushjen e standardeve.

Kryeministri Berisha shprehu pikepamjen e tij se strategjia e liderit te opozites per te bllokuar projektin me te rendesishem kombetar u provua e gabuar nga vota e shqiptareve ne zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas njoftimit zyrtar kryetari i parlamentit hungarez, duke u ndalur ne situaten politike ne Shqiperi, ka theksuar se shpresonte “që opozita në Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit, por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike dhe në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria. 

Vizita e kryeministrit Berisha ne Hungari po zhvillohet me rastin e 90-vjetorit te vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, historia e te cileve, shkon ne fakt shume shekuj me pare, duke patur si trashegimi bashkepunimin kunder pushtimit osman mes dy heronjve kombetare Janosh Huniadit dhe Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Historiku i ketyre marredhenieve ishte pjese e ekspozites se hapur ne Ministrine e Jashtme hungareze, ku kryeministri Sali Berisha solli ne kujtese nje tjeter fakt me rendesi historike per themelimin e shtetit shqiptar. 20 dite perpara shpalljes se pavaresise, ne Budapest, me ndermjetesimin e ish-nensekretarit te shtetit, kontit hungarez Hadik, Ismail Qemali me delegacionin qe e shoqeronte moren mbeshtetjen e plote nga ministri i jashtem i perandorise austro hungareze, kontit bertold, per shpalljen e shpejte te pavaresise se shqiperise.

“Tani, pas 100 vitesh, shqiptarët janë të lirë dhe po ndërtojnë të ardhmen e tyre. Vendi i tyre është anëtar i NATO-s dhe ata po punojnë fort për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Por për mua është e vështirë të imagjinoj se cili do të ishte fati i vendit tim pa atë takim dhe pa atë mbështetje”, tha Berisha.

Historia moderne mes dy vendeve lidhet edhe nga nje tjeter trashegimi, aristokratja hungareze Geraldine Apponyi, mbreteresha e pare dhe vetme e koheve moderne per Shqiperine, per te te cilen kryeministri Berisha tha se ndjehej krenar per dashurine dhe perkushtimin e saj ndaj Shqiperise.

Gjate qendrimit ne Budapest kryeministri Berisha beri homazhe edhe ne memorialin e Milleniumit.

 

Top Channel