Ndihma ekonomike, qeveria lë jashtë skeme invalidët

19/03/2012 00:00

Pas ndryshimit të ligjit për statusin e të verbërve e paraplegjikëve,
qeveria ka vendosur të lërë jashtë skemës së ndihmës ekonomike të gjithë
kategoritë e personave me aftësi të kufizuar.

Kryetari i shoqatës së invalidëve të punës, Abdulla Omuri në një prononcim për Top News tha se sipas këtij vendimi, duke nisur nga data 1 shkurt, 9800 invalidë pune nuk do të marrin më ndihmën ekonomike si dikur.

Omuri e ka cilësuar këtë vendim si diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuar, në një kohë kur qeveria merr vendime absurde për të shpërblyer ministrat siç është vendimi nr 87 po i datës 7 shkurt ku thuhet se shpërblehen me shumën 20 mijë lekë anëtarët e Këshillit Kombëtar të territorit të Shqipërisë për çdo pjesëmarrje në mbledhje.

Vendimi i qeverisë ka mbërritur në njësitë vendore ne mbarë vendin dhe administratorët sociale po hartojnë listat e reja duke hequr nga skema e ndihmës ekonomimke personat me aftësi të kufizuar.Administratorja sociale e njësisë bashkiake nr.5 në Tiranë, Enida Tela tha për Top News, se ky vendim ka shkaktuar reagime te personat me aftësi të kufizuar.

Kreu i invalidëve të punës tha se për këtë padrejtësi do t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare.

Top Channel