Itali, armë dhe drogë nga Shqipëria, 44 të arrestuar

19/03/2012 00:00

Operacioni i koduar “Monkey Business” i karabinierëve italianë ka çuar
në pranga 44 persona, mes të cilëve 10 gra, të cilët akuzohen se janë
pjesë e një grupi kriminalë që trafikonte armë dhe drogë nga Shqipëria.

Arrestimet janë kryer nga policia e Tarantos, të ndihmuar edhe nga antimafia e Leçes. Mes të ndaluarve janë edhe dy drejtuesit e grupit kriminal, Cosimo dhe Maria Scialpi, motër dhe vëlla. Maria njihej me pseudonimin “majmunia”.

Mendohet se mes të arrestuarëve të ketë edhe shqiptarë, por policia italiane nuk ka dhënë detaje. Karabinierët, bwn tw ditur “Shqip” kanë bllokuar pasuritë e tundshme dhe të patundshme të grupit kriminal, llogaritë bankare të 44 të arrestuarve dhe rreth 1 milionë euro. Në operacion kanë marrë pjesë më shumë se 150 karabinierë dhe operacioni është ndihmuar nga ajri, me një helikopter të policisë së Barit. Hetimet kanë nisur në nëntor të vitit 2009 dhe kanë përfunduar në shtator të vitit të kaluar. Katër prej arrestimeve janë realizuar në burg, ndërkohë që 6 të tjera në Bari.

Top Channel