E moshuara çame kthehet në kufirin grek

19/03/2012 00:00

Dega e Elbasanit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet doli në një konferencë për shtyp duke dënuar ashpër aktin kthimit të 78-vjeçares, Mejreme Zeneli me origjinë çame në kufirin shqiptaro-grek.

Ata e kanë quajtur një akt të turpshëm dhe të dënueshëm tentativat e Greqisë për të ndalur zgjidhjen e çështjes çame. Ky veprim tendencioz nga pala greke, ka rinisur një tjetër fushatë të kthimit të çamëve në kufi duke shkelur të drejtat themelore të njeriut.

Mejreme Zeneli është kthyer në kufirin grek, dhe këta të fundit i kanë vënë një kryq pasaportës së saj biometrike. Ajo kërkon nga autoritetet të ndërhyjnë pasi ndjehet e diskriminuar nga sjellja e palës greke.  

Top Channel