Vrasja e të riut, arrest me burg 4 të akuzuarve

17/03/2012 00:00

Arrest me burg është masa e sigurisë që dha Gjykata e Faktit në Korcë për
4 prej autorëve të akuzuar për vrasjen e 23-vjecarit Oligert Kreka
mbrëmjen e 13 marsit.

Emiljano dhe Aldi Nazifi, Ismir Ravolli dhe Ilir Zeneli janë 4 nga 7 autorët kryesorë, të cilët janë akuzuar për krimin tronditës, i cili ndodhi në fshatin Barç të Korcës. 23-vjecari Kreka dhe shoku i tij Saimir Yzeiri u rrahën barbarisht nga një grup të rinjsh.

Prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim” ndaj 4 autorëve duke kërkuar për të gjithë masën e sigurimit arrest me burg. Seancat e njëpasnjëshme janë zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të hetimit, pasi janë të përfshirë në të edhe persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar.

Emiljano dhe Aldi Nazifi, Ismir Ravolli dhe Ilir Zeneli ishin së bashku me viktimën dhe shokun e tij për të festuar Ditën e Verës, por u konfliktuan me njëri –tjetrin, konflikt ne te cilin humbi jeten Oligert Kreka.

Top Channel