Qeveria pritet të marrë së shpejti disa vendime, që sipas kryeministrit
Sali Berisha, janë vendime kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit.

Në mbledhjen e task forcës për reformën rregullatore eshte diskutuar nje studim i Ministrisë së Ekonomisë dhe ekspertëve të Bankës Botërore rreth problemeve që hasin bizneset vendase dhe të huaja, kur përballen me administratën shqiptare.

Zgjidhja qe jepet eshte reduktimi i metejshem procedurave burokratike, vecanerisht kur behet fjale per regjistrimin e biznesit, dhenien e lejeve te ndertimit ne kryeqytet, furnizimin me energji, regjistrimin e prones dhe procedurat qe nevojiten per te bere tregti me jashte. Te gjitha keto procedura thuajse do te pergjysmohen, qe ekonomia shqiptare, siç tha kryeministri Berisha te behet më terheqese per investitoret dhe te marre zhvillim te shpejte e te qendrueshem.

“Gjithnjë e më shumë po rritet interesi i investitorëve vendas e të huaj për të investuar në këtë vend. Është fakt që 3 vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 316 për qind. Fakt i pamohueshëm është se numri i bizneseve në tërësinë e vet pothuajse është trefishuar. Gjithnjë e më shumë bëhet e domosdoshme që burokracia shqiptare t’u shërbejë atyre sa më mirë, të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën burokratike ndaj tyre. Tre vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 316 per qind. Fakt i pamohueshëm është se numri i biznesve në tërësi në vend pothuajse është trefishuar”, tha Berisha.

Me vendimet qe pritet te marre, qeveria nuk do te reduktoje vetem numrin e procedurave ne sportelet e administrates se saj, por do te reduktoje edhe kohen kur administrata detyrohet t’i jape zgjidhje kerkesave te biznesit.

Ato qe mbajne rekord ne reduktimin e kohes jane lejet e ndertimit ne Tirane, kur nga me shume se 1 vit pritje, bizneset do te presin tani pergjigje pothuajse brenda nje muaji. Ulje drastike e kohes burokratike eshte vendosur edhe per furnizimin me energji, regjistrimin e prones dhe per kohen qe do t’u duhet bizneseve per te bere dokumentat per importin dhe ekpsortin e mallrave. Sipas kryeministrit Berisha vetem duke ndermarre keto reforma, Shqiperia do t’ia dale te perballet me krizen e gjate te ekonomise boterore, duke rritur konkurrueshmërinë e ekonomise shqiptare.

Top Channel