Këlcyrë, pasarelat mbi Vjosë jashtë funksionit

17/03/2012 00:00

Më shumë se 10 pasarela mbi lumin Vjosë janë jashtë funksionit, për
shkak të amortizimit dhe mosinvestimit. Një pasarelë pranë fshatit
Peshtan ka shërbyer dikur për të lidhur të dy brigjet e lumit në
distancën më të afërt. 

Drita Cani 74 vjeç thotë se me ndërtimin e urës së Peshtanit kjo pasarelë u harrua.

Në këtë pasarelë është investuar 3 herë gjatë 10 viteve të fundit thonë banorë të tjerë të zonës por druri ka qenë i pastazhionuar dhe është kalbur shumë shpejt.

Një zjarr i rënë para 2 vitesh e nxorri plotësisht jashtë funksionit këtë pasarelë. Tashmë kjo pasarelë dhe shumë të tjera të vendosura mbi Vjosë po humbasin çdo ditë pjesët e tyre prej metali që po zhvaten për t’u shitur për skrap.

Top Channel