Video Prifti-Beqiraj, caktohen gjyqtarët

15/03/2012 00:00

Gjykata e Lartë caktoi të enjten me short gjykatësen e Mirela Fana si relatore e të procesit të ish-ministrit të METE-s, Dritan Prifti dhe ish-zëdhënësit të tij, Leonard Beqiraj.

Anëtarët e tjerë të trupit gjykues do të jenë Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari. Ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë në këtë proces rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Bëhet fjalë për materialin video në të cilin Prifti shfaqet së bashku me Beqirajn  duke ndarë një shumë prej 70 mijë eurosh.

Video u bë publike nga Spartak Braho i cili deklaroi se ishte regjistruar nga vetë Prifti, 10 ditë pas regjistrimit të videos Meta-Prifti, kjo e fundit u quajt jo origjinale, ndërsa ish-zv/kryeministri u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. 

Top Channel