Tiranë, plagoset gardiani i burgut

15/03/2012 18:50

Një 48-vjeçar, gardian burgu, u plagos me armë zjarri në mesditë në kryeqytet, ndërsa kthehej në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi rreth ores 15.00 në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Vasil Shanto”. Oficeri Albert Kryemadhi u qëllua nga agresori i tij vetëm një herë ne bark me një armë zjarri të tipit pistoletë.

Sipas të dhënave të policisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia shtoi se oficeri i sigurisë së burgut të Fushë –Krujës nuk ka asnjë konflikt personal, ndaj dyshimet hidhen për një plagosje për shkak të detyrës. Por, edhe pista të tjera nuk përjashtohen.

Top Channel