Rubik, grabitet posta, 2 punonjës në pranga

15/03/2012 00:00

Grabitet gjatë orëve të vona të së mërkurës posta e Rubikut. Lajmin e
ben te ditur Policia e Lezhës, e cila ka konstatuar se është vjedhur
kasaforta e koduar e kësaj zyre brenda të cilës ishte e depozituar shuma
prej 215 200 mijë lekësh të cilat do t’u shpërndaheshin pensionistëve.

Burime nga blute e Lezhes thanë se po hetohen disa pista për të gjetur autorët, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e implikimit të ndonjë punonjësi në këtë grabitje. Sipas njoftimit zyrtar te drejtorise se policisë  së Qarkut Lezhe ne lidhje me kete ngjarje u be ndalimi i 61-vjeçarit Lek Marku banues ne Rubik me arsim 10-klase i punesuar si arkëtar ne zyren postare Rubik, i cili po ndiqet per “shperdorim detyre”, si dhe filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj 50-vjecares Dava Lazri ekonomiste ne zyren postare Rubik.

Dy punonjesit e postes kane shperdoruar detyren pasi nuk kane dorezuar kete sasi parash ne arken qendrore te zyres postare ne Rreshen.

Top Channel