Krrabë, humbin jetën dy të rinj

15/03/2012 00:00

Dy të rinj nga fshati Krrabë, njëri 16 vjec dhe tjetri 23 vjec, humbën jetën pranë një transformatori të tensionit të lartë në tentativë për të marrë prej andej kabllot elektrike për t’i shitur për skrap.

Ngjarja e rëndë i është njoftuar Policisë së Tiranës nga një banor i cili ka dalluar i pari dy trupat e djemve pranë njëri-tjetrit, ndersa sipas policisë viktima e dytë është shënuar pasi ai është përpjekur për të shpëtuar shokun e tij që ka rënë në rrymë elektrike.

Të rinjtë mendohet që kanë ecur në këmbë nga fshati për të mbërritur këtu në mal më shumë se një orë.

“I njoh të dy, njërin e kam pasur komshi, tjetrin në lagje. Si kam dëgjuar ndonjëherë për ndonjë problem. Kanë qenë cuna punëtorë” , tha dëshmitari që i gjeti.

Ardian Peci ishte në gjimnaz dhe ishte djalë i vetëm i familjes Peci. Shoku i tij i klasës teksa pret në vendngjarje që ekspertët të ndërpresin rrymën dhe të nxjerrin trupat është akoma i mpirë nga habia dhe dhimbja.

Edhe të afërmit e 23 vjecarit Valter Hasmuca po presin prej dy orësh që të marrin trupin e tij. Kushërinjtë e Valterit tregojnë per TCH se ai ishte përpjekur dhjetëra herë të gjente punë aq më tepër që në shtëpi kishte të dy prindërit në gjendje të rëndë për jetën.

“Bënte punë çfarë t’i dilte përpara. Prindërit janë të dy papunë. Të dy të sëmurë,  të jatin e ka të paralizuar”, tha një i afërm Valterit.

Top Channel