Fier, përleshje në Këshillin e Qarkut

15/03/2012 00:00

Sherri për drejtimin e Këshillit të Qarkut në Fier për pak sa ka përfunduar me viktima sot në mesditë. Qarku i Fierit ka dy kryetare në një godinë dhe mbështetësit e tyre sot janë përleshur.

Nga një përplasje fizike dy persona u plagosën rëndë sot të goditur me grushta dhe qyta pistoletash në kokë. Te plagosurit u derguan ne spital per kurime dhe ata jane Alket Sulaj, sekretar i kryetarit të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreko, perfaqesues i Partise Socialiste dhe Flamur Buzi, keshilltar i majte ne keshillin e qarkut.

Ata jane sulmuar ne ambientet e Këshillit të Qarkut nga nje grup personash qe drejtoheshin nga Artur Shehu, keshilltar i djathte dhe i zgjedhur edhe ai kryetar qarku me nje votim qe po endet ne dyert e gjykates.

Të plagosurit ndodhen ende ne spital per kurime. Ata kane bere padi ne polici per dhunen e ushtruar duke akuzuar dhunuesit te cilet drejtoheshin nga kryetari tjeter i Keshillit te Qarkut.

Dhuna dhe kaosi ne godinen e qarkut ka qene ekstreme dhe ka shkaktuar panik mes punonjesve te cilet kane dale te tmerruar ne rruge. Ata kane pare njerez me pistoleta ne duar, te cilet godisnin barbarisht. 

Top Channel