Korcë, zjarret e afrimit të verës

14/03/2012 00:00

Zjarre te permasave te ndryshme kane pushtuar qytetin e Korces me rastin
e Dites se Veres. Thuajse i gjithe qyteti eshte ndriçuar nga drita e
flakeve ndersa nuk ka munguar atmosfera festive.

Fundi i stines se dimrit dhe afrimi i nje stine te re me dite te ngrohta ka nxjerre ne lagjet e qytetit te gjithe banoret pa dallim grupmoshe per te mirepritur stinen e re.

Sipas tradites se kesaj feste pagane gjate nates jane ndezur zjarre te cilat kapercehen si pjese e nje rituali qe simbolizon largimin e se keqes. Ne te gjitha lagjet e qytetit eshte festuar mes zjarreve, ndersa me rastin e Dites se Veres ne Korçe festohet me kulaçe te embel apo biskota te cilat gatuhen nga grate korçare si dhe veze te ziera e te ngjyrosura ne ngjyre te kuqe.

Pas festimeve plagosen dy të rinj

2 të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve për Diten e Verës pasi
janë zënë si pasojë e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike.

Per rrjedhoje kane mbetur te plagosur dy te rinj, njeri prej te cileve eshte transportuar drejt Spitalit Ushtarak si pasoje e gjendjes se renduar shendetesore. Oligert Kreka dhe Saimir Yzeiri sipas te dhenave kane qene duke festuar mbremjen e kaluar ne banesen e miqve te tyre ne fshatin Barc, ku si pasoje e konsumit te pijeve alkoolike kane nisur te konfliktohen me 4 personat e tjere dhe jane goditur me mjete rrethanore.

Ka qene Oligert Kreka qe eshte plagosur nga kater te rinjte Emiljano Nazifi Jorgo Kanani, Gardiol Kanani dhe Genci Nazifi. Sipas te dhenave te policise ngjarja ka ndodhur ne banesen e Emiljano Nazifit ne fshatin Barc te Korces pak para mesnate ndersa autoret jane shpallur ne kerkim.

Top Channel