Në gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër po zhvillohet një nga proceset gjyqësore më të përfolur dhe më masivi.

Ndaj 110 fermerëve të Malësisë së Madhe që pretendojnë se kanë kultivuar kërp industrial rreth 6 vite më parë, është  ringritur akuza nga prokuroria  e kultivimit  të bimës narkotike.

52 nga këto fermerë janë dënuar nga gjykata nga 2 deri në 7 vite, ndërsa të enjte pritet që të jepet dhe dënimi për 58 fermerë të tjerë.

Ndërkohë avokati mbrojtës i fermerëve Mark Marku shprehet se është absurd të zhvillohet një proces i tillë kur për këtë cështjë ka dhënë një vendim të formës së prerë Gjykata e Lartë e cila e ka cilësuar si kërp industrial bimën e mbjellë.
 
Avokati mbrojtës sqaron se përqindja e hashashit në kërp është 0,1 perqind, ndërkohë që  konventa e BE e nënshkruar dhe nga Shqipëria e ka kufrin 0,2 përqind.

Kryetari i fermerëve të Komunës Shkrel, Martin Pllumbi është dënuar me 7 vite heqje lirie, ndërsa dënimet e fermerëve të tjerë varjojnë nga 1 deri në 7 vite burg.

Ndaj fermerëve prokuroria ka ngritur akuzat “Kultivimit dhe Shitjeve  të Narkotikëve”, “Prodhim dhe Shitje të Farërave Narkotike” si dhe “Mbajtje, prodhim dhe pajisje për kultivim e narkotikëve” duke i trajtuar jo si individë por tashmë si organizatë kriminale.

Top Channel