Golemi, pa rrugë e kanalizime

14/03/2012 00:00

Infrastruktura rrugore në zonën turistike të Golemit është kthyer në një
shqetësim serioz për bizneset dhe banorët e zonës. Afrimi i sezonit
turistik e gjen këtë pjesë të Golemit larg pritshmërive për një sezon të
suksesshëm.

Lokalet janë të boshatisura, po ashtu dhe njësitë e tjera tregtare që ofrojnë shërbime dhe mallra të ndryshme. Edhe ata që kanë shtëpitë e tyre të pushimit në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut, kanë nisur ta frekuentojnë gjithnjë e më pak Golemin.
 
Anëtarë të komunitetit kërkojnë që rruga e dëmtuar nga punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza të rikthehet në gjendjen e mëparshme nga firma zbatuese e projektit në mënyrë që në prag të sezonit dhe përgjatë tij të mos bëhet pengesë serioze në lëvizjen e mjeteve dhe turistëve. Heqja e mbeturinave urbane është një tjetër shqetësim në zonë:

Edhe këtë verë, investimi i Bankës Botërore për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza nuk do të jetë funksional. Janë shtruar tubacionet kryesore, po jo ato dytësore të cilat mundësojnë lidhjen e godinave të shumta të hotelerisë dhe banimit me rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të zeza.

Top Channel