Termocentrali i Fierit, pronë shtetërore është vënë nën konservim në
pritje të një ankandi për ta shitur cdo pjesë të tij për skrap.

Parate e fituara do te kalonin ne buxhetin e shtetit, por nuk kane qene te ketij mendimi administratoret e sapo emeruar te TEC, te cilet ose jane organizatoret e vjedhjes qe po ndodh prej disa javesh ne kete TEC, ose jane pergjegjesit se nuk kane penguar grabitjen.

Disa jave me pare, ne fundjave ne TEC nisi puna per marrjen e skrapit dhe shitjen e tij ne nje pike grumbullimi private. “Fiks Fare” zbuloi ne nje investigim disa ditor menyren se si TEC po grabitet edhe sot.

Kamerat e “Fiks Fare” zbuluan vendin ku ky mjet i rende kishte germuar per te nxjerre tubat e medhenj qe i sherbenin TEC. Puna ketu behej vetem ne fundjave dhe naten nen vezhgimin e rojeve qe paguhen per te ruajtur godinen por qe ne te vertete kane ruajtur vjedhjen. Me pas puna nisi me shkaterrimin e impianteve te ventilimit.

Diten punohej per te prere tubat, depozitat dhe per te grumbulluar skrapin. Gjate nates nje kamion i rende me targa te Elbasanit hynte ne teritorin e TEC per t’u ngarkuar me skrapin e grumbulluar. Kamionet peshohen dhe te ngarkuar rende, shoqeruar nga nje automjet i nje drejtuesi te administrates lokale nisen per ne Zharres ne nje pike te grumbullimit te inerteve. Per shkak te sasise se madhe te skrap, ditet e shtuna kur administrate eshte pushim, nga TEC del serish kamioni per te derguar skrapin serish ne te njejten pike.

E njejta afere e dyshimte u zbatua pak muaj me pare disa qindra metra larg TEC, ne ish-Azotikun e Fierit qe tani nuk egziston me. Uzina 212 doli ne ankand per t’u shitur per skrap, ankandi per shkak te ankesave u zgjat, por puna per marrjen e hekurishteve nuk pushoi asnjehere.

Nga denoncimi i Top Channel Prokuroria nisi edhe nje hetim duke marre ne shqyrtim gjithe shitjen e skrapit ne termocentralet e Maliqit, Cerrikut, Vlores, Tiranes, Kucoves.

Reagon KESH: Denoncim në Prokurori

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka reaguar pas denoncimit nga emisioni “Fiks Fare” të vjedhjes masive në termocentralin e Fierit.

“KESH sh.a, menjëherë pas transmetimit te videove filmike ne emisionin “Fiks Fare” nisi verifikimet ne vend per të përcakuar masen e demit te shkaktuar, si dhe nxjerrjen e pergjegjesive administrative. KESH sh.a ka marrë të gjitha masat administrative dhe ligjore ndaj personave përgjegjës që kanë detyrë administrimin dhe ruajtjen e objekteve dhe ndjekjen pranë organeve kompetente të çdo akti të paligjshëm që do të konstatohet”, tha Dardan Daci, zëdhënës i KESH-it.

KESH thote se distancohet plotesisht nga ky akt dhe do i kerkoje Prokurorise zbardhjen e plote te ngjarjes.

“Duke falenderuar emisionin “Fiks Fare” per denoncimin dhe ndihmen qe mund te jape ne drejtim te hetimit te plote te kesaj çeshtje, shprehim edhe nje here distancimin e plote te Korporates nga ky akt dhe disponibilitetin për të bërë zbardhjen deri në fund të cdo rrethane që ka lidhje me këtë vepër të kundraligjshme, e cila bie ndesh me modelin dhe etikën e punës së Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare”, tha Daci.

KESH thote se ne projektet afatshkurtra dhe afatgjata nuk ka planifikuar nxjerrjen ne ankand te termocentralit per skrap.
 

Top Channel