Parkimi nëntokësor, PS: Vendimi i paligjshëm

13/03/2012 00:00

Marrëveshja koncesionare për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Tiranë
do të paditet në prokurori nga grupi i këshilltarëve socialistë të
Bashkisë së Tiranës.

Kreu i ketij grupi Aldrin Dalipi e konsideron një vendim të jashtëligjshëm, i cili anashkalon anëtaret e Këshillit Bashkiak, pasi ai kerkonte 3/5 e votave, gje te cilen e konfirmon edhe prefekti i Tiranes Keltis Kruja, qe e ka kthyer kete vendim. Ne letren e zotit Kruja thuhet se vendimi numer 32 nuk konfirmohet, pasi Keshilli Bashkiak ka tejkaluar kompetencat qe parashikon ligjit per pushtetin vendor. Po keshtu ne letren e prefektit theksohet, se vendimi i Këshillit Bashkiak i dates 28 dhjetor bie ndesh me nje vendim te vitit 2008, i cili ngarkon kryetarin e Bashkise per ndjekje te metejshme te procedurave koncesionare.

Sipas Dalipit nuk eshte miratuar pika e vendimit, qe parashikon dhenien e truallit ne perdorim investitorit per nje periudhe 35-vjeçare.

“Eshtë e pamundur që të ketë vendimmarrje duke anashkaluar Këshillin Bashkiak, duke anashkaluar ligjin edhe prefektin, i cili është pjesë e qeverisë. Këtu janë shumë kompenente, që e bëjnë dyshuese dhe me pika të errëta vendimmarrjen e zotit Basha. Hoqi pikën e parë, që i garantonte investitorit dhënien e truallit në përdorim dhe vazhdimin e projektit mbetet një vendim që nuk ka asnjë efekt praktikisht dhe nuk e ndihmon investitorin për të vazhduar projektin e tij. Kemi disa vendimmarrje të zotit Basha, të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Do të identifikojmë se çfarë vendimi do të marrim, deri ndoshta edhe për ta çuar përpara drejtësisë jo për të dëmtuar investitoret, qe do të investojnë në Tiranë, por vetëm e vetëm për t’u zbatuar ligji”, tha kryetari i grupit të Këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Ka pasur dy projekte per parkingje nëntokësore në Tiranë, të lëna gati nga administrata e meparshme, por nuk ishin miratuar pasi nuk kishin mundur te siguronin 3/5 e votave. Keshilltaret socialiste propozojne qe per te zgjidhur parkimin e automjeteve ne Tirane, duhen miratuar te dy projektet duke garantuar jo vetem 1000 vende pune, por plot 2000 mije.  

Top Channel