Banda e Durresit, gjykimi ngec në apel

13/03/2012 00:00

Mbetet pezull gjykimi i të akuzuarve si anëtare të Bandës së Durrësit në Gjykatën e Apelit per Krime te Renda.

Te gjithe anetaret e kesaj gjykate kane dhene doreheqjen dhe jane terhequr per te gjykuar kete çeshtje, me argumentimin se kane marre pjese me pare ne rivleresimin e masave te sigurise per shumicen e te akuzuarve ne kete proces.

Edhe senaca e parashikuar per paraditen e se martes nuk u zhvillua per mosformim te trupit gjykues. Ne keto kushte pritet qe Keshilli i Larte i Drejtesise te komandoje pese gjyqtare nga gjykata e tjera te Apelit, qe te mundesoje rigjykimin e Bandes se Durresit ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda. I njejti fenomen ndodhi disa kohe me pare edhe me Aldo Baren, ku nje trupe gjykuese me gjyqtare te komanduar prishen vendimin me burgim te perjetshem ndaj bares te dhdne nga Gjykata e Krimeve te Renda, duke e rikthyer ceshtjen per rigjykim.  

Top Channel