Rreth 2 përqind e popullatës mbi 40 vjec rrezikon të preket nga sëmundja e glaukomës e cila nëse nuk mjekohet në kohë, shkakton verbim total të syrit.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Glaukomës, mjekët kirurgë të QSUT-së kanë shpërndarë informacione për të ndërgjegjësuar popullatën mbi rrezikun e kësaj sëmundje.

Sipas mjekëve glaukoma kronike është forma më e shpeshtë e cila nuk ka asnjë simptomë në fazat e hershme, deri në një fazë të mëtejshme në të cilën fillon humbja e shikimit,.

Dëmtimi është progresiv, i ngadaltë që të merr graudaulisht e përgjithmonë shikimin. Më të prekurit janë personat mbi 40 vjec, ata që kanë pasur më parë një histori glaukome në familje, vuajnë nga diabeti apo miopia, hipermetropia dhe hipertensioni artificial.

Top Channel