Rama: Berisha gënjeu fermerët për karburantin

12/03/2012 00:00

Tryezën e radhës në kuadër të prezantimit dhe vjeljes së ideve me grupet
e interersit, të programit “Për një Rilindje Kombëtare”, PS ia ka
kushtuar bujqësisë.

Agron Duka, kryetar i grupit të punës për zhvillimin rural tha se në bashkëpunim me një grup ekspertësh, PS ka një plan afatgjatë për një rimëkëmbje të bujqësisë, pasi janë evidentuar problematikat. Për të ilustruar situatën aktuale në bujqësi u transmetua një dokumentar për zhvillimin rural.

Kreu opozitës Edi Rama foli për një tranformim që është i mundshëm për fshatin shqiptar.

“Sido të vlerësohen në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri është në fakt transformimi sektorit bujqësor nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurrues, sepse në fund të fundit konkurrueshmëria është aspekt themelor i zhvillimit rural”, tha Rama.

Dhe shembujt e historive të suksesit, siç është komuna Zarë në Sarandë nuk mungojnë, – tha Rama – duke shtuar se suksesi në punësim nuk është vetëm utopi, por mëse e realizueshme.

“Atyre që thonë se 300 mijë vende të reja pune brenda një mandati në Shqipërinë e sotme janë utopi dhe madje edhe mashtrim, ne u themi me plot gojën që janë plotësisht të mundura duke patur parasysh se cfarë hapësire të jashtëzakonshme mundësish ka në hapësirën rurale të Shqipërisë, ku sot fatkeqësisht kemi një shkretim të përgjithshëm dhe një papunësi me dëme të jashtëzakonshme për të sotmen dhe për të nesërmen”, tha Rama.

Zoti Rama ka kujtuar premtimin e pambajtur të kryeministrit Berisha për t’ja shitur fermerëve naftën me 400 lekë për liter, ndërkohë që cmimi saj tashmë kap vlerën e 1,800 lekë. Kryesocialisti Rama ka ritheksuar nevojën e pasjes së një Ministrie të Zhvillimit Rural.

Top Channel