Ky është njëri nga të rinjtë e komunitetit rom që sëbashku me të rinj të tjerë janë bashkuar me Partine Socialiste në qytetin e Burrelit.

Jo më pak i kënaqur u duk edhe kryetari i socialisteve Edi Rama, kur mes seriozitetit dhe batutës, u angazhua për zgjidhjen e problemeve të këtij komuniteti.
 
“Edhe unë jam shumë i kënaqur që kemi një anëtar të ri nga një komunitet me të cilin ne duam të kemi sa më shumë marrëdhënie reciproke. Ne të bëjmë sa më shumë që ky komunitet të ndjehet sa më mirë dhe ata të ndjehen sa më mirë që të na bëjnë sa më shumë aheng”, theksoi Rama.
 
Kryesocialisti foli në Burrel për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve nëse në pushtet vjen opozita, pasi sipas tij socialistët bashkë me shqiptarët duhet t’i japin fund politikës që nuk ngjan aspak me ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve.

“Dhe që do të fillojë të marrë fund kur t’i jepet fund kapitullit të kësaj qeverisjeje poshtëruese për inteligjencën e shqiptarëve dhe për ëndrrat shpresat nevojat, shqetësimet dhe ambiciet e tyre legjitime”, shtoi kreu i PS-së.

Sipas zotit Rama, shqiptarët janë para dy alternativave që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra: “Sepse zgjedhja është e qartë : ose një rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm. Ose punësim real ose 1 milionë të papunë. Ose taksa të ndershme ose një taksë e sheshtë e cila po shkatërron të varfërit dhe po e mbyt shtresën e mesme të Shqipërisë; ose shërbime publike në arsim dhe shëndetësi nevpje ose shërbime sipas mundësisë për të paguar dhe me radhë, zgjedhja është e qartë.”

Top Channel