Itali, në pranga skafisti i 9 janarit

10/03/2012 00:00

Një patrulle karabinierësh ka arrestuar në periferi të qytetit të Udines
shtetasin 43-vjeçar shqiptar Cukal Delija, një prej skafisteve të
tragjedise së 9 janarit 2004, kur në kanalin e Otrantos humbën jetën 21
persona që udhëtonin drejt Italisë.

Shefi i Repartit hetimor te Komandes Provinciale te karabiniereve te Udines konfirmoi per Top Channel, se kapja e tij qe fryt i nje hetimi te gjate, ndjekjesh dhe vëzhgimesh. Ai eshte gjetur pa dokumenta dhe jetonte prane disa te njohurve shqiptare me banim ne zone.

Cukal Delija eshte denuar ne Shqiperi me 25 vjet heqje lirie me akuzen e trafikut nderkombetar te njerëzve per nje nga ngjarjet me te renda te emigracionit shqiptar.Me 11 nentor te viti te kaluar u arrestua ne Rome Altin Belulaj, i denuar me 20 vjet, po per te njejten ngjarje, ndersa ne 5 dhjetor te 2007 ne Prato, te Toskanes, policia pati arrestuar nje tjeter prej pergjegjesve kryesore te fatkeqesise se 9 janarit. Ishte Nazmi Hykaj, i denuar ne Shqiperi me 25 vjet burgim.

Top Channel