Fier, prezantohet prefekti i ri

10/03/2012 18:35

Robert Bitri është prefekti i ri i Qarkut të Fierit. Ai është prezantuar sot në Fier dhe është përfaqësues i LSI-së dhe emërohet në këtë post pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-prefektit Bujar Hasaj, pjesë e së njëjtës forcë politike.

Së fundmi zoti Hasa u angazhua në një betejë të fortë ligjore me përfaqësuesit e Partisë Socialiste për të shkarkuar kryetarin e Këshillit të Qarkut, por përpjekja dështoi.

Në ceremoninë e prezantimit të prefektit të ri merrte pjesë edhe zv/ministri Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili pasi vlerësoi punën e ish-prefektit u shpreh se kreu i ri në prefekturën e Qarkut të Fierit do të cojë më tej punën për realizimin e objektivave të qeverisjes Berisha.

Ndonëse këtë herë nën siglën e LSI-së, prefekti i sapo emëruar, ka qenë pjesë e administratës si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Top Channel