Top Channel ka mundur të sigurojë kërkesën për gjykim që Prokuroria e
Përgjithshme dorëzoi të enjten në Gjykatën e Lartë me të pandehur
ish-ministrin e Ekonomise, Dritan Priftin dhe ish-zëvendësin e tij,
Leonard Beqiraj.

Ata akuzohen per vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte ose te zgjedhurve vendore, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar sipas Kodit Penal nga nenet 260 dhe 25. Prokuroria thote ne kete dokument te siguruar nga Top Channel, se procedimi penal u regjistrua ndaj zyrtareve te larte, ne baze te nje videoje te rikuperuar nga eksperti, i caktuar per kryerjen e ekspertimit teknik, ne kuader te hetimit te hapur ndaj ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta, ku vete Dritan Prifti kishte dorëzuar materialin audio-viziv, se bashku me provat materiale.

Nga ekspertimi, kujton prokuroria, nder te tjera rezultoi se ne kameran-ore egzistonte edhe ky regjistrim video i fshire. Me tej, – thuhet ne kerkesen per gjykim, – se video eshte realizuar me 11 mars 2010, ne te cilen shfaqen dy persona, Prifti dhe Beqiraj dhe sipas ketij regjistrimi, ata po ndanin nje shume prej 69 mije euro.

Me 9 shkurt 2011,- nenvizojne prokuroret, – ne regjistrin e njoftimit te veprave penale, u shenuan emrat e dy zyrtareve”. Me pas me 11 shkurt u kerkua autorizim per ndjekje penale. Nga hetimet e zhvilluara per kete çeshtje,- thuhet me tej, – ka rezultuar e provuar se Prifti dhe Leonard Beqiraj per shkak te funksioneve te tyre shteterore, perkatesisht me detyrat ministër dhe zevendesministër kane marre shperblime te pamerituara, te cilat i kane ndare mes tyre. Kjo gje,- shkruan akuza,- vertetohet nga permbajtja e videos, ne te cilen zhvillohet edhe biseda edhe pse per brendine e saj, vete akuza thote se nuk eshte e plote dhe ka fragmente te paidentifikueshme.

Por prokuroria thekson se parate per te cilen bashkebiseduesit flasin ne video, dyshohet qe u jane dhene personave te tjere, te cilet jane te paidentifikuar plotesisht çka do te thote se referuar ketij fragmenti kjo dosje nuk ka asnje deshmitar qe konfirmon marrjen e parave. Gjithashtu, nje tjeter gje qe nuk zbardhet ne kallëzim eshte se nuk ka nje te dhene se nga kane ardhur keto para, nga ndonje tender apo prokurim.

Ne dokument thuhet se as te pandehurit nuk kane dhene asnje shpjegim bindes per identifikimin e burimit te parave dhe rrugen si kane mberritur keto para tek ata si dhe per identitetin e personave qe lakohen ne video.
Menjehere pas publikimit te videos, Prifti ka deklaruar se parate ishin pjese e nje biznesi te tyre privat. Por sikunder tregohet ne dokument, akuza ngrihet vetem nga permbajtja e videos, ndersa si rrethana fakti prokuroria deklaron se faktet e mersiperme provohen nga provat materiale lap top dhe kamera ore, aktet e ekspertimeve te dy amerikaneve, DV dhe CD e eksperteve Glen Bart dhe Ardian Philip dhe nje ekspertit shqiptar Ledion Telhaj si dhe analizat e telekomunikimeve. Ekspertize, e cila u rrezua nga Gjykata e Larte ne rastin e videos Meta-Prifti, duke e deklaruar te pavlefshme per shkak te shkeljes se kushteve per dergimin e leter porosive jashte vendit. Ceshtja qe ka mberritur ne Gjykaten e Larte permban disa drite-hije, qe lidhen me argumentimin, me proven, qe eshte vetem videoja, degjueshmerine e saj dhe me mungesen e deshmitareve.

Top Channel