Vrasja në Elbasan, pranga dy personave

09/03/2012 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të dyshuar si vrasësit e
pronarit të diskos në Elbasan, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë
mbrëmjen e 23 shkurtit.

Policia deklaron se autorët e dyshuar janë vëllezërit Olti e Flori Lamçe, të cilët dyshohet se kanë ekzekutuar me armë 37-vjecarin Almir Cani. Po sipas policisë dy vëllezërit Lamçe ishin shokë me viktimën.
Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa vrasësit dyshohet se më herët e kishin thirrur në telefon.

Almir Cani u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë.

Top Channel