Grabitja e bankës, shpërblim për informatorët

09/03/2012 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në dispozicion 10 mijë dollarë, si shpërblim,
për personat që japin informacion për identifikimin apo kapjen e
personave që grabitën më armë zjarri filialin e një banke.

Per te gjithe ata qe kane informacion eshte vene ne dispozicion numri i telefonit 069 41 05 397.

Nderkohe rreth mesdites se te premtes, policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së bankës, dje në këtë qytet. 

Sipas policisë brenda një kohe të shkurtër është arritur të përcaktohen të dhëna mbi mjetin e përdorur nga autorët pas grabitjes së bankës dhe në tentativë për ta ndaluar automjetin,policia ka hasur në kundërshtimin e drejtuesit të mjetit.

Policia ka nisur të ndjekë automjetin duke e ndaluar edhe duke arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Krenar Shehaj 26 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Grabitesit me maska dhe arme hyne ne banke paraditen e djeshme dhe qelluan e plagosen me arme zjarri rojen e bankes qe kundershtoi grabitjen.

Me pas mesohet se kane marre rreth 1.7 milione leke nga sporteli dhe jane larguar duke terrorizuar me arme kalimtaret qe ndodheshin ne ate moment prane bankes. Ne njoftimin e së enjtes të policisë së Vlorës u lajmerua se personat u larguan menjehere pa mundur te marrin asnje vlere monetare.

Grabitje të tilla në mes të ditës janë kthyer në një fenomen shqetësuse për qytetin e Vlorës, duke qenë se vitin e shkuar janë regjistruar disa raste të vjedhjes me dhunë të bankave në këtë qytet.

Përmet, arrestohet grabitesi

Një ish i dënuar me 16 vjet burg për vrasje është riarrestuar të enjten në qytetin e Përmetit me akuzën e grabitjes.

Ardian Liço, i datelindjes 1968 mbremjen e djeshme i maskuar dhe me arme ne dore qe me pas rezultoi te ishte loder, ka kercenuar dhe grabitur nje çift burre e grua, te cilet jane pronare te nje pike Fast Food. Grabitesi ka rrembyer ne fillim canten e gruas dhe ka marre 5 mije leke dhe nje celular dhe eshte perleshur me bashkeshortin, qe kishte nje cante me 1 milione leke te reja.

Pas kundershtimit ai eshte larguar duke hedhur edhe armen loder, por eshte indetifikuar dhe arrestuar nga policia disa ore me vone.

Top Channel