Elbasan, përgatitje për Ditën e Verës

09/03/2012 00:00

Qyteti i Elbasanit ka nisur përgatitjet dhe festimet për Ditën e Verës.
Ketë vit pritet që festa më e famshme të perfshije te gjithe qytetin.

Aktivitetet festive do të nisin që me datë 9 mars dhe kulmin do ta arrijë më 14, te ketij muaji. Këngëtarët më në zë të tregut shqiptar do të jenë pjesë e koncerteve festive që do të zhvillohen për dite të tëra në sheshin “Gensher”. Sipas Nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, këtë vit bashkia është kujdesur  deri në detaj, për tu dhuruar qytetarëve argëtime pa fund me anë të koncerteve, dokumentarëve, karnavaleve apo panaireve që do të zhvillohen në qendër të qytetit.

Risi në këtë Ditë Vere është akti se festimet nisin më herët dhe aktivitetet janë në përmasa më të mëdha. Sipas parashikimeve edhe numri i vizitorëve pritet  të jetë më i madh.

Top Channel