Vret veten babai i tre fëmijëve

08/03/2012 00:00

Një 55-vjeçar nga Ura Vajgurore i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Kujtim Agalliu, baba i tre fëmijëve i dha fund jetës me një armë zjarri, në banesën e tij në lagjen “Guri i Bardhë”, në Urën Vajgurore. Burime pranë spitalit të Beratit bënë me dije se 55-vjeçari mbërriti pa jetë në repartin e urgjencës i vetëqëlluar në trup me armë zjarri, ndërkohë që trupi pa jetë mbërriti në morg për hetimet e rastit.

55-vjeçari që vetëm pak kohë më parë ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar prej shumë vitesh mësohet se ishte vendosur përfundimisht në Shqipëri. Ende nuk dihen shkaqet që cuan 55-vjeçarin drejt këtij akti, ndërkohë që nga dyshimet e para mësohet se burri ka qënë në një moment depresioni. Pas kthimit nga një emigrim i gjatë nuk po arrinte të përshtatej me realitetin në qytezën e Urës Vajgurore dhe ditët e fundit kishte shfaqur probleme me stresin dhe në një moment depresioni dyshohet se i dha fund jetës.

Bulqizë, sherr mes të rinjve, një viktimë

Një grindje midis disa të rinjve në Bulqizë i ka marrë jetën të riut Shukri Xhepa.

Zënka mes të rinjve mendohet se ka ndodhur për motive banale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj.

Aktualisht nuk është bërë me dije asnjë e dhënë në lidhje me autorësinë e krimit të rëndë.

Top Channel