Vlorë, grabitje e armatosur në një bankë

08/03/2012 00:00

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Vlorës paraditen e
sotme. Nga burimet mësohet se tre persona të armatosur kanë hyrë në
filialin e një banke që ndodhet në zonën e Skelës dhe kanë detyruar
punonjësit e bankës nën kërcënimin e armëve, që t’u jepnin paratë.

Nga të dhënat e para mësohet se në përleshje me grabitësit është përfshirë edhe punonjësi i sigurisë së bankës, i cili ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grabitësit janë larguar me shumën e parave, për sasinë e të cilave nuk ka të dhëna të sakta, policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.

Grabitje të tilla në mes të ditës janë kthyer në një fenomen shqetësuse për qytetin e Vlorës, duke qenë se vitin e shkuar janë regjistruar disa raste të vjedhjes me dhunë të bankave në këtë qytet

Top Channel