Ndalohet në det skafi me 1,7 tonë marijuanë

08/03/2012 20:25

Një motoskaf i fuqishëm, mbi 10 metra i gjatë e që kishte pësuar avari, u zbulua nga forcat kufitare detare të Brindisit.

Mjeti, që ndodhej rreth 15 km larg bregut, transportonte 1.700 kg marijuhanë. Janë arrestuar pesë shtetasit shqiptarë që ndodheshin në bordin e motoskafit.

Nga kontrollet ajrore dhe nga deshimitë del se ata po mundoheshin të hidhnin në det lënden narkotike përpara se te kërkonin ndihmë.

Motoskafi është tërhequr deri ne portin e Brindisit, ndërsa pesë personat ndodhen në arrest me akuzen e trafikut ndërkombetar të drogës. Dje, po në zonen Pulias përfundoi nje operacion ndërkombetar që çoi në shkatërrimin e një rrjeti italo-shqiptar trafikantësh dhe arrestimin e nëntë personave.

Me sa dihet, kjo organizatë, e kryesuar nga një shtetas shqiptar, kishte degëzime dhe në Gjermani, ku tregëtonte kryesisht kokaine. Hetuesit kanë zbuluar se ndryshe nga fluksi i zakonshëm, në disa raste kokaina udhëtonte edhe nga Italia drejt Shqiperisë.

Top Channel