Dhuna ndaj grave në Shqipëri

08/03/2012 20:00

Vetëm në kryeqytet, për çdo ditë, mesatarisht një femer i drejtohet gjykatës me padi për urdhër mbrojtjeje kundër bashkëshortëve të tyre.

Gjykatat e Tiranes raporton se nga janari deri ne fund te shkurtit, jane regjistruar 82 padi te tilla nga grate e dhunuara. Policia deklaron 1355 gra, të cila kanë denoncuar për dhunë në të gjithë vendin për vitin 2011, të cilat më pas kanë kërkuar urdhërin e mbrojtjes në gjykata të ndryshme.

Ndërkohë, vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, numri i grave që kanë denoncuar keqtrajtimet, jo vetem fizike, por edhe dhunë psikologjike, duke iu drejtuar sërisht gjyqësorit për urdhëra mbrojtjeje është 400.

Eglantina është nga qyteti i Beratit, është nënë e dy djemve të mitur dhe njëkohësisht një prej shumë grave të dhunuara nga bashkëshortët. Ndërsa ndodhet ende ne proces divorci, ajo për t’u mbrojtur nga sulmet ka fituar urdhërin e mbrojtjes.

”Ka patur raste të ndryshme, një herë ka tentuart të më hidhte nga ballkoni. Një herë më rrahu në një qendër të qytetit, kur nxorëm fëmijët që po argëtoheshin, filloi të më godiste me grushta e me shqelma. Kërkova mbrojtje vetëm kur nuk mund ta përballoja më”, deklaroi Eglantina, e cila ka gjetur strehim në një qendër shtetërore.

Per shkak te dhunes se herapashershme, gjykata urdheron me vendim te formes se prere qe per gati nje vit, babai  i dy femijeve te saj te qendroje te pakten 500 metra larg nga banesa.

”Gjykata ka vendosur që ai të mos afrohet 500 metra nga banesa apo vendi i punës, por ai nuk e zbaton këtë urdhër. E ka thyer më parë dhe unë kam bërë një kallëzim të ri penal. Më ka marrë në telefon, duke më thënë që do të më vrasë”, shtoi Eglantina.

Referuar statistikave, policia deklaron se femrat qe denoncojne me shume dhunen jane nga Tirana, pastaj Korça, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Shkodra. Policia thote se rastet e femrave qe denoncojne dhunen ne zonat rurale jane te paperfillshme.

Top Channel