Mamurras, familjet e varfëra kërkojnë ndihmë

07/03/2012 00:00

Në qytetin e Mamurrasit ka shumë familje që kërkojnë ndihmë për shkak të
varfërisë së madhe. Një prej tyre është familja e Gjela Lleshit, e cila
jeton prej vitesh në këtë qytet në kete banese te demtuar rende.

Ajo mundohet qe te mbaje paster dhe te lyeje me gelqere muret plasaritura te baneses se saj te varfer ku jeton familja me tre anetare.

E zonja e shtepise kerkon ndihme por primare jane ushqimet qe mungojne pothuajse cdo dite.

Fqinjet e kesaj familje te varfer japin here pas here ndihme qe ata te kene dicka ne tavolinen e tyre per t’u ushqyer.

Cërriku, qyteti i të papunëve

Rreth 40 për qind e banorëve të qytetit të Cërrikut jane të papunë. Në këtë qytet, një nga më të varfërit në vend, mbyllja e ish-ndermarrjeve te ndertuara para viteve 90 ka bere qe shumica e popullsise se afte per pune, 14 mije banore, te mbetet rrugeve dhe te jetoje vetem me ndihmen sociale.

Ndihma eshte 2 mijë lekë në muaj dhe shërben për asgjë përballe nevojave që ata kanë për mbijetesë. Madje muajt e fundit ata e kanë marrë të cunguar ndihmën ekonomike, në masën 73%, si pasojë e mungesës së fondeve.

Sipas burimeve në Bashkinë e Cerrikut kërkesat për t’u future në skemën e ndihmës ekonomike shkon deri në 500 aplikime në muaj, shifër kjo tepër e lartë.

Nga ana tjetër shitësit e dyqaneve kanë ndaluar dhëninen e ushqimeve me listë, pasi në shumë raste ata kanë dalë të humbur nga ky fenomen.

I gjithë Cerriku i është nënshtruar varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët ende nuk dinë të thonë se si mund të dalin nga kjo situatë.

Top Channel