Ilia Basho mbetet në burg

07/03/2012 10:00

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë me arrest me burg për Ilia Bashon. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortes s ë tij Eleni Basho.

Sipas Prokurorisë, Ilia Basho ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa avokati mbrojtës kërkoi lirimin e klientit të tij për mungesë provash.

Eleni Basho u vra në fillim të këtij muaji në afërsi të shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Ajo u ekzekutua nga vrasës profesionistë të cilët përdorën një armë të prodhimit serb.

35-vjeçarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35-vjeçares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të pamundur kthimin në jetë të saj nga mjekët.

Top Channel