Gjirokastër, Muzeu i Arsimit i shkatërruar

07/03/2012 00:00

Godina e njohur edhe si obelisku lidhej dikur me shkollën e parë shqipe
të celur në Gjirokastër. Shkolla Drita e themeluar menjëherë pas
Mësonjëtores së Korcës shërbeu më pas gjatë viteve të socializimit si
një Muze arsimi.

Për më shumë se 60 vite këtu janë ekspozuar për vizitorët objekte të rralla të trashëgimisë së arsimit dhe fillesave të para të shqipes.

Obelisku i Gjuhës i ndërtuar përkrah godinës  sot është i vetmi objekt memorial i mbetur prej Muzeut të dikurshëm. Godina u shkatërrua me kalimin e viteve ndërsa gjatë vitit 1997 ajo u grabit dhe shumë objekte humbën ose u dogjën.

Organizata për ruajtjen dhe konservimin e Gjirokastrës që mori përsipër restaurimin e godinës.

Objektet e mbetura të shkollës shqipe mes të cilave një abetare e vitit 1879, disa botime të shoqërisë “Dituria” në Bukuresht, zilja e parë e shkollës, si dhe mellanorja origjinale e Thoma Papapanos, nuk ekzistojnë në asnjë invetar institucional dhe askush nuk mund të thotë me siguri se sa mund t’i rezistojnë lagështisë dhe harresës së izolimit.

Top Channel