Transportuan kanabis, burg pa afat të arrestuarve

06/03/2012 00:00

Burg pa afat iu është dhënë gjashtë të arrestuarve dhe një polici, të
cilët u kapën duke transportuar 200 kilogramë kanabis me një
autoambulancë.

Ata u kapen tre dite me pare me mjetin e Qendres Shendetesore të Vaut te Dejes, te cilin e kishin ngarkuar me hashash dhe do e transportonin ne Malin e Zi. Te arrestuarit jane Tish Pali 44 vjec nga fshati Guri Zi, Tom Zhuri 35 vjec nga fshati Hot i Ri, Anton Lumi 21 vjec nga fshati Rrenc, Gjon Bregu nga fshati Naraç, Zef Paloka 42 vjec nga Vau i Dejes, Francesk Çuni banues ne Shkoder dhe Kujtim Çuni nga Shkodra efektiv i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte.

Mesohet se grupi i cili ishte nen pergjim prej disa muajsh eshte futur ne kurth nga policia, e cila edhe ka porositur sasine e droges. Grupit ne fjale iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale, 2 arme gjysmeautomatike model 56, nje shotgan, 6 krehera me fisheke automatiku model 56, 230  fisheke model 56 nje automjet fuoristrade tip Mitsubishi dhe autoambulanca. Hetimet e sektorit te antidroges vazhdojne per te gjetur me tej vazhdimsine e ketij rrjeti qe dyshohet se shtrihet deri ne Mal te Zi.

Top Channel