Pengmarja e rrallë në Tiranë

06/03/2012 00:00

Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për një
pengmarrje të rrallë, të ndodhur në kryeqytet tre muaj më parë gjatë të
cilës një 41-vjeçar rrëmbeu dy punonjës të një mobilierie ku ai kishte
porositur një kuzhinë.

Martin Fusha nga Mamurrasi, por me banim ne Tirane akuzohet nga prokuroria per heqje te paligjshme te lirise dhe vjedhje me dhune ne bashkepunim, nderkohe qe hetuesit nuk kane gjetur ende njeriun qe e ndihmoi ate gjate pengmarrjes. Sipas prokurorit Blerim Tominaj me 19 nentor te 2011, Fusha ka shkuar ne mobilierine e dy shtetasve me inicialet E.C dhe A.H tek te cilet ka porositur nje kuzhine dhe nje portmando.

Pas kesaj kerkese dy punonjesit e mobilierise kane shkuar ne shtepine e 41-vjeçarit per te bere matjet, por sapo punonjesit kane hyre pengmarresi u ka mbyllur deren. “Se bashku me rrembyesin, – thote prokuroria, – ndodhej edhe nje person tjeter, i cili ka ndihmuar te dyshuarin t’u vendose prangat pengjeve”.

“Me pas dy te rrembyerve,- thote prokuroria – u jane u jane vjedhur qe nga ora, telefonat, unazat e marteses dhe kodet e kartave bankare”. I dyshuari i prokurorise Martin Tusha i eshte drejtuar njerit prej pengjeve te tij, duke i thene te gjente 10 mije euro, por pengu eshte pergjigjur se mund te siguronte vetem 1 mije euro.
Prokurori thote se dy pengjet jane nxjerre ne korridor dhe me detyrim ata kane pire ilaç gjumi. “Dy te rrembyerit jane zgjuar vetem te nesermen, nderkohe qe autoret e rrembimit, – thote prokuroria,- u kthyen vetem celularet duke u kerkuar ndjese, se i kishin ngateruar me persona te tjere dhe i lane te lire”.

Ne perfundim prokurori thote se pervec kallëzimit te dy te demtuarve ka si prova edhe shenjat e gishtave ne banesen ku ata u mbajten peng, si dhe shenjat e dhunes te trupin e te rrembyerve. “Fakti qe personi tjeter, – e mbyll hetimin prokurori, – nuk eshte gjetur ende, nuk e pengon akuzen te dorezoje dosjen ne gjykate per bashkepunëtorin e tij Martin Fusha”.

Top Channel