Inflacioni zbret në 0.6 për qind

06/03/2012 20:00

Rritja  e çmimeve në tregun vendas, deri në fund të muajit shkurt është një nga më të ulëtat ndër vite.

INSTAT  thotë se kjo rritje ka qenë vetem 0.6 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Por, krahasuar me janarin e ketij viti, rritja e çmimeve ka qene  2.2 % per ushqimet dhe pijet joalkoolike.  

Për veshjet dhe këpucet cmimet kanë rënë me 0.5 për qind. Për grupin qira, lëndë djegese, uje ka patur rrijte të çmimeve me 0.5 përqind, kryesisht per shkak te rritjes se çmimit per ujin e pijshem.

Rritje te çmimit me 0.8 per qind, krahasuar me janarin pati edhe per transportin, per shkak te rritjes se çmimit te naftes. Ndersa per grupin  ”Mallra dhe shërbime të ndryshme çmimet u rriten krahasuar me janarin me rreth 6.1 për qind , kryesisht per shkak te dyfishimit të tarifave të sigurimit të automjeteve”.

Top Channel